عربي - Arabic English Qafár af - Afar Afrikaans - Afrikanns Akan Shqip - Albanian አማርኛ - Amharic Հայերեն - Armenian অসমীয়া - Assamese Azərbaycanca - Azerbaijani Bamanankan - Bambara Bassa Bemba বাংলা - Bengali Bosanski - Bosnian Български - Bulgarian မြန်မာဘာသာ - Burmese Bisaya - Cebuano Cham Нохчий - Chechen chiCheŵa - Chewa 中文 - Chinese Адыгэбзэ - Circassian Hrvatski - Croatian Česky - Czech Dagbani Dansk - Danish فارسی دری - Dari Dendi ދިވެހި ބަސް - Dhivehi Nederlands - Dutch إستوني - Estonian Suomi - Finnish Français - French Fulfulde - Fula ქართული - Georgian Deutsch - German Ελληνικά - Greek ગુજરાતી - Gujrati Kreyòl ayisyen - Haitian Creole Hausa हिन्दी - Hindi Magyar - Hungarian Igbo Indonesia - Indonesian Italiano - Italian 日本語 - Japanese Jóola - Jola ಕನ್ನಡ - Kannada Қазақша - Kazakh ភាសាខ្មែរ - Khmer Kikuyu Ikinyarwanda - Kinyarwanda Ikirundi - Kirundi 한국어 - Korean كوردی سۆرانی - kurdish كوردي kurmancî - Kurmanji Kyrgyz ລາວ - Lao latviešu - Latvian Lingala lietuvių - Lithuanian Luganda Македонски - Macedonian Maguindanaon Malagasy - Malagasy Bahasa Melayu - Malay മലയാളം - Malayalam Mandinka मराठी - Marathi Mõõré - Moore नेपाली - Nepali أنكو - NKo Norwegian ଓଡ଼ିଆ - Odia oromoo - Oromo پښتو - Pashto فارسی - Persian Polski - Polish Portuguese ਪੰਜਾਬੀ - Punjabi Română - Romanian Русский - Russian Српски - Serbian Shona සිංහල - Sinhala Slovenščina - Slovenian Soomaaliga - Somali Soninke Sesotho - Sotho Español - Spanish Kiswahili - Swahili Svenska - Swedish Tagalog Тоҷикӣ - Tajik தமிழ் - Tamil తెలుగు - Telugu ไทย - Thai ትግረኛ - Tigrinya Türkçe - Turkish Ukrainian اردو - Urdu ئۇيغۇرچە - Uyghur Ўзбек - Uzbek Việt Nam - Vietnamese Wolof Yao Yorùbá - Yoruba Zarma زولو - Zulu
841 Hadithe
Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit
Kategoritë
Grada e hadithit
Transmetuar në
Transmetuesi
“Një ditë Profeti ﷺ u ul në minber, kurse ne përreth tij, e në atë rast tha: “Gjëja prej së cilës frikësohem për ju, pas meje, është fakti se do t'ju hapen bukuritë dhe stolitë e dynjasë.” Njëri tha: “O i Dërguari i Allahut, e mira a mund ta sjellë të keqen?” Profeti ﷺ heshti, e atij (pyetësit) i thanë: “Ç'është puna jote, po i flet Profetit ﷺ, e ai nuk po ta kthen?” Pastaj vërejtëm se Profetit ﷺ po i zbriste shpallja. Pasi përfundoi, i fshiu djersët dhe pyeti: “Ku është pyetësi?” U duk sikur po e lavdëronte dhe tha: “E mira nuk e sjell të keqen, (dhënia pas grumbullimit të pasurisë së shumtë dëmton sikundërqë) gjelbërimi i pranverës e mbyt kafshën ose e sjell në prag të ngordhjes, përveç asaj që kullot bar të njomë; ajo ha bar të gjelbër, derisa i mbushen brinjët, kthehet nga dielli (merr rreze), bajgos lehtë urinon dhe prapë kullot. Pasuria është e njomë (e bukur për syrin) dhe e ëmbël. I lumtë muslimanit për atë që ia jep nevojtarit, jetimit ose udhëtarit!” - Ose, sido që të ketë thënë Profeti ﷺ: - “Ai që merr pasuri padrejtësisht, është sikurse ai që ha e nuk ngopet. Ditën e Kiametit ajo do të bëhet dëshmitare kundër tij.”
Sahih Muttefek alejhi
“Zemra e plakut mbetet e re për dy gjëra: dashurinë për këtë botë dhe shpresën e gjatë (për jetë).”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Sikur i biri i Ademit të kishte dy lugina me pasuri, do ta kërkonte edhe të tretën, kështu që barkun e tij s'mund ta ngopë asgjë tjetër pos dheut, por Allahu e fal atë që pendohet.”
Sahih Muttefek alejhi
“O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret,
Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!”
Sahih Muttefek alejhi
“I lypa të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai më dha. I lypa sërish, sakaq sërish më dha, e në atë rast më tha: “O Hakim, pasuria është jeshil dhe e ëmbël. Atij që e merr me zemërgjerësi, i ka bereqet. Ndërkaq, atij që e merr me egoizëm, nuk i ka bereqet, sikurse ai që ha e nuk ngopet. Dora e sipërme është më e mirë sesa dora e poshtme.”
Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, betohem në Atë, që të ka dërguar me të vërtetën, se, pas teje, nuk do t'i lyp askujt, derisa ta lë këtë botë.”
Më pas, Ebu Bekri e thërriste Hakimin për t'i dhënë, por ai nuk pranonte asgjë. Njëjtë veproi edhe Omeri: e thirri për t'i dhënë, por ai nuk mori asgjë. Omeri tha: “O ju muslimanë, ju kam dëshmitarë se Hakimit ia ofrova pjesën e tij të plaçkës së luftës, por nuk e pranoi.”
Kështu, Hakimi nuk pranoi të merrte asgjë nga askush pas Profetit ﷺ, derisa ndërroi jetë, Allahu e mëshiroftë!”
Sahih Muttefek alejhi
“Disa njerëz po zhyten në pasurinë e Allahut padrejtësisht. Ditën e Kiametit, të tillët i pret Zjarri.”
Sahih Transmeton Buhariu.
"Shtrati i të Dërguarit të Allahut ﷺ ishte prej lëkure, i mbushur me fije palme." Ndërsa te transmetimi i Muslimit qëndron: "Jastëku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, mbi të cilin mbështetej, ishte prej lëkure, i mbushur me fije palme."
Sahih Muttefek alejhi