Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

28 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Një njeri që ka marrë pjesë në Bedër dhe Hudejbije nuk do të hyjë në Zjarr.”
Sahih Transmeton Ahmedi, ndërsa baza e tij është në "Sahihun" e Muslimit.
"Isha me Profetin ﷺ gjatë një udhëtimi dhe një mëngjes isha afër tij teksa po ecnim, kështu që i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Më trego një punë që më çon në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!” Ai tha: "Vërtet më ke pyetur për një çështje të madhe, që është e lehtë për atë të cilit Allahu ia lehtëson: ta adhurosh Allahun pa i shoqëruar asgjë në adhurim, ta falësh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin dhe ta kryesh haxhillëkun." Pastaj tha: "A dëshiron të të udhëzoj drejt dyerve të mirësisë?! Agjërimi është mburojë, lëmosha i shlyen mëkatet siç e shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e natës." Pastai lexoi: "Ata ngrihen nga shtrati...", derisa arriti te: "... që kanë bërë." (Kuran 32:16-17) Më pas tha: "A të të tregoj për kreun, shtyllën dhe kulmin e çështjes?" Thashë: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: "Kreu i çështjes është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse kulmi është xhihadi." Më tej shtoi: "A dëshiron të të tregoj për boshtin e të gjitha këtyre?" Unë thashë: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Ai e kapi gjuhën e vet dhe tha: "Ruaje këtë!" I thashë: “O i Dërguari i Allahut, a edhe për atë që themi do të merremi në llogari?!” Ai më tha: "Mos të pastë nëna, o Muadh! S’e ditke se njerëzit do të hidhen me fytyrë (në Zjarr) vetëm për shkak të asaj që korrin me gjuhët e tyre?!"
Sahih bi muxhmui turukihi Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Sprova vazhdon ta godasë besimtarin dhe besimtaren në vetet e tyre, fëmijët dhe pasurinë derisa ta takojnë Allahun dhe të mos kenë mëkate fare."
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Kjo çështje (fe) do të mbërrijë aty ku ka mbërritur nata dhe dita. Allahu nuk do të lërë shtëpi e tendë pa e futur këtë fe; me krenarinë e krenarit ose me nënçmimin e të nënçmuarit. Krenari me të cilën Allahu e bën krenar Islamin dhe nënçmim me të cilin Allahu e nënçmon kufrin (mosbesimin)." Temim Dariu thoshte: "Këtë e vura re te familjarët e mi. Ata që u bënë muslimanë u begatuan me mirësi, nder dhe krenari, ndërsa ata që mbetën jobesimtarë, u nënçmuan, poshtëruan dhe paguan xhizjen (taksën vjetore)."
Sahih Transmeton Ahmedi.