Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

20 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Ai që betohet në amanet, nuk është prej nesh.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi.
Një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe na këshilloi me një këshillë drithëruese, që na i tronditi zemrat e na i përloti sytë. Atëherë ne i thamë: "O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse, andaj na porosit!" Ai tha: "Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob abisinas. Pas meje do të shihni kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo bidat është lajthitje."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Shkova te i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) me delegacionin e Beni Amirit dhe i thamë: ‘Ti je zotëria ynë!’ Ai tha: ‘Zotëria është Allahu!’ Ne i thamë: ‘Ti je më i virtytshmi dhe më superiori ndër ne!’ Ai tha: ‘Mund t'i thoni këto fjalë ose një pjesë të tyre, mirëpo kurrsesi mos e lejoni djallin që t'ju përdorë!’”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi.
"Atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, atë Ditë kur s'do të ketë hije tjetër pos kësaj hijeje."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu mallkoi një popull që i shndërruan varret e profetëve të tyre në faltore."
Sahih Transmeton Ahmedi.
Kur Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ishte rrugës për në Hunejn, kaloi pranë një peme të idhujtarëve, të cilën e quanin "Dhatu en'uat". Në këtë pemë idhujtarët varnin armët e tyre. Disa nga të pranishmit i thanë Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!): "Na cakto dhe neve një Dhatu en'uat siç e kanë ata. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tha: "I patëmeta është Allahu! Kjo që sapo thatë është si ajo që tha populli i Musait: "Cakto një zot për ne siç kanë ata zota!" (A'raf: 138) "Betohem për Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ju do të ndiqni zakonet e atyre që kanë jetuar para jush!".
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Mos thoni: "Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!", por thoni: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!"
Sahih bi muxhmui turukihi Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.
"Atij që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, nuk do t'i bëjë dëm asnjë mëkat, ndërsa atij që vdes duke i bërë shirk, nuk do t'i bëjë dobi asnjë vepër e mirë."
Sahih Transmeton Ahmedi.