Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

43 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Vërtet Allahu e ka bërë të detyrueshme mirësinë në çdo çështje, andaj, kur të vrisni, vritni në mënyrën më të mirë dhe kur të therni, therni në mënyrën më të mirë: le ta mprehë secili prej jush thikën dhe le t'ia lehtësojë dhimbjen kafshës!"
Sahih Transmeton Muslimi.
“Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos ndërhyni në shitblerjen e njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen e as nuk e poshtëron. Devotshmëria është këtu.” - duke bërë me shenjë në gjoksin e tij tri herë. “I mjafton si e keqe njeriut ta përulë vëllanë e vet musliman. Kundrejt muslimanit, muslimani në tërësi është i paprekshëm: gjaku, pasuria dhe nderi i tij.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Allahu më shpalli mua: “Bëhuni modestë, ashtu që të mos i mburreni njëri-tjetrit e as të mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t'ju mëshirojë Ai që është mbi qiell."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Allahu e mëshiroftë atë burrë që tregon tolerancë e mirësjellje kur shet e blen, si dhe kur e merr borxhin e dhënë!”
Sahih Transmeton Buhariu.
"I Dërguari i Allahut ﷺ i tha Eshexhit, Eshexh Abdul Kajsit: “Vërtet tek ti gjenden dy cilësi, të cilat i do Allahu: butësia dhe maturia.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Një person erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Më ka ngordhur kafsha, andaj a mund të më gjesh një kafshë për udhëtim (për në betejë)?" Ai ﷺ tha: "Nuk kam." Një person tjetër tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do ta drejtoj te dikush që do t'i gjejë kafshë udhëtimi." I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kushdo që udhëzon dikë për një punë të mirë, do ta ketë shpërblimin të njëjtë sikurse ai që e bën atë punë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Besimtari nuk është fyes e as mallkues i madh, as i pandershëm e as fjalëndyrë.”
Sahih Transmeton Tirmidhiu.