Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

5 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Çdo fatkeqësi që mund ta godasë muslimanin, qoftë lodhje e sëmundje, qoftë brengë e pikëllim, qoftë shqetësim e mërzi, madje dhe një shpim gjembi, përmes saj Allahu do t'ia fshijë disa gjynahe."
Sahih Muttefek alejhi
"Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, cila është veçoria që e fut njeriun në Xhenet dhe cila është që e fut në Zjarr?" Ai iu përgjigj: “Ai që vdes pa i bërë shirk Allahut asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që vdes duke i bërë shirk Allahut ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”
Sahih Transmeton Muslimi.
se Profeti ﷺ i tha Muadhit, i cili ishte ulur mbrapa tij mbi samar: “O Muadh ibn Xhebel!” Muadhi tha: "Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut!" Profeti ﷺ sërish tha: “O Muadh!” Muadhi tha tri herë: "Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut!" Profeti ﷺ tha: “Nuk ndodh që një rob të deklarojë sinqerisht nga zemra se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, e që Allahu atë njeri të mos ia ndalojë Zjarrit.” Muadhi i tha: “O i Dërguari i Allahut! A t'i njoftoj njerëzit, që të gëzohen?" Profeti ﷺ tha: “(Kur ta dëgjojnë këtë njerëzit), atëherë do t'i mbështeten vetëm asaj (e do t'i braktisin veprat).” Muadhi e tregoi këtë në fund të jetës së tij, nga frika se do të mëkatonte (nëse nuk do ta tregonte)."
Sahih Muttefek alejhi
"Isha ulur mbrapa Profetit ﷺ në një gomar të quajtur Ufejr. Profeti ﷺ më tha: “O Muadh! Vallë, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve dhe e drejta e njerëzve tek Allahu?" - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij asgjë”, - tha Profeti ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! A t'i përgëzoj njerëzit? - i thashë. - “Jo. Mos i përgëzo, se pastaj i mbështeten kësaj (dhe i lënë veprat)”, - tha Profeti ﷺ."
Sahih Muttefek alejhi
se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha xhaxhait të vet: “Thuaj: "La ilahe il-lallah, që të dëshmoj për ty në Ditën e Kiametit.” Ai ia ktheu: "Sikur kurejshët të mos ma llogarisnin për turp, do të ta gëzoja zemrën duke e shqiptuar atë, por ata do të thonë: "Frika ishte ajo që e shtyu të thoshte kështu." - Atëherë Allahu zbriti ajetin: “Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar.” (El Kasas, 56)
Sahih Transmeton Muslimi.