Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

75 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Në popujt para jush, një njeri kishte plagë (të mëdha), u tregua i paduruar, mori një thikë, i preu damarët e dorës dhe, nga gjakderdhja e madhe, vdiq, e në atë rast Allahu tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”
Sahih Muttefek alejhi
“O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!”
Sahih Muttefek alejhi
“Për besimtarin në Xhenet ka tenda prej një margaritari të vetëm, të zgavruar përbrenda, të gjata gjashtëdhjetë milje. Aty besimtari do të ketë bashkëshorte, me të cilat e kalon kohën, kurse ato nuk shohin njëra-tjetrën.”
Sahih Muttefek alejhi
“Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa prindin, fëmijën dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”
Sahih Muttefek alejhi
“Sa e çuditshme që është çështja e besimtarit: gjithçka që e godet atë, është në të mirën e tij dhe kjo nuk është për askënd përveç besimtarit. Kur e kaplon ndonjë begati, ai falënderon, gjë që është në të mirën e tij, e, nëse e godet ndonjë vështirësi, ai bën durim, gjë që është po në të mirën e tij.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“I lypa të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai më dha. I lypa sërish, sakaq sërish më dha, e në atë rast më tha: “O Hakim, pasuria është jeshil dhe e ëmbël. Atij që e merr me zemërgjerësi, i ka bereqet. Ndërkaq, atij që e merr me egoizëm, nuk i ka bereqet, sikurse ai që ha e nuk ngopet. Dora e sipërme është më e mirë sesa dora e poshtme.”  Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, betohem në Atë, që të ka dërguar me të vërtetën, se, pas teje, nuk do t'i lyp askujt, derisa ta lë këtë botë.” Më pas, Ebu Bekri e thërriste Hakimin për t'i dhënë, por ai nuk pranonte asgjë. Njëjtë veproi edhe Omeri: e thirri për t'i dhënë, por ai nuk mori asgjë. Omeri tha: “O ju muslimanë, ju kam dëshmitarë se Hakimit ia ofrova pjesën e tij të plaçkës së luftës, por nuk e pranoi.” Kështu, Hakimi nuk pranoi të merrte asgjë nga askush pas Profetit ﷺ, derisa ndërroi jetë, Allahu e mëshiroftë!”
Sahih Muttefek alejhi
“Vdekja do të sillet në formë të një dashi laraman dhe dikush do të thërrasë: "O banorë të Xhenetit!" Ata do t'i zgjasin kokat për të shikuar. Thirrësi pyet: "E njihni këtë?" Ata thonë: "Po, kjo është vdekja." Profeti ﷺ thotë: "Dhe, të gjithë tanimë e kanë parë." Pastaj thërret: "O banorë të Zjarrit!" Ata i zgjasin kokat për të shikuar. Ai pyet: "E njihni këtë?" Ata thonë: "Po, kjo është vdekja." Profeti ﷺ thotë: "Dhe, të gjithë tanimë e kanë parë." Në atë rast ajo theret dhe thirrësi thotë: "O banorë të Xhenetit, jetoni përjetësisht, se nuk ka më vdekje, dhe, o banorë të Zjarrit, jetoni përjetësisht, se nuk ka më vdekje!” Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ lexoi ajetin: “Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë.” (Merjem, 39) Këta, që përshkruhen se janë të shkujdesur, janë njerëzit që jepen pas dynjasë.
Sahih Muttefek alejhi
“Atë që ia kërkon Allahut me sinqeritet gradën e shehidit, Allahu ka për ta ngritur në pozitën e shehidëve, edhe nëse vdes në shtratin e tij.”
Sahih Transmeton Muslimi.