Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

73 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Besimtari nuk është fyes e as mallkues i madh, as i pandershëm e as fjalëndyrë.”
Sahih Transmeton Tirmidhiu.
"Ai që nuk ka amanet, nuk ka besim; dhe ai që nuk e mban besëlidhjen, nuk ka fe."
Hadith hasen li-gajrihi. Transmeton Ahmedi.
“Më i dashuri prej jush tek unë dhe më i afërti me mua në kuvend në Ditën e Gjykimit është ai më i moralshmi, kurse më i urryeri prej jush tek unë dhe më i largëti nga unë në kuvend në Ditën e Gjykimit, janë llomotitësit, llafazanët dhe mutefejhikunët. Thanë: "E dimë cilët janë llomotitësit e llafazanët, po mutefejhikunët cilët janë?" Ai u përgjigj: "Mendjemëdhenjtë.”
Sahih Transmeton Tirmidhiu.
"Profeti ﷺ nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje." Ai thoshte: “Më i miri prej jush është ai që e ka sjelljen më të mirë.”
Sahih Muttefek alejhi
“Oj Aishe, vërtet Allahu është i Butë dhe e do butësinë. Allahu jep përmes butësisë çfarë nuk jep përmes vrazhdësisë dhe çfarë nuk jep përmes asgjëje tjetër pos butësisë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese!” Të pranishmit thanë: "O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato?" Profeti ﷺ tha: 1. “Të bërët ortak Allahut (shirku), 2. Sihri (magjia), 3. Vrasja padrejtësisht e atij që ka ndaluar Allahu, 4. Përdorimi i kamatës, 5. Ngrënia e pasurisë së jetimit, 6. Ikja nga fronti i luftës, 7. Shpifja për gratë e ndershme, besimtare e të pastra.”
Sahih Muttefek alejhi
“Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e vet atë që e do për veten e tij.”
Sahih Muttefek alejhi
“Prijësit e drejtë tek Allahu do të jenë në podiume drite, në të djathtën e Rrahmanit (Allahut) të Lartësuar, e që të dyja Duart e Tij i ka të djathta. Këta janë ata të cilët janë të drejtë në gjykimin e tyre, të drejtë me familjet e tyre dhe me këdo që e kanë nën përgjegjësi.”
Sahih Transmeton Muslimi.