Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

68 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Teksa po qëndroja me Profetin ﷺ, dy burra filluan të grindeshin (shaheshin) mes vete. Njërit prej tyre iu skuq fytyra dhe iu frynë damarët (nga zemërimi). Profeti ﷺ tha: “Unë di një fjalë, të cilën nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit!)”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.” Andaj, personit në fjalë i thanë: “Profeti ﷺ po thotë të kërkosh mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit.” Ai tha: “Vallë, mos jam gjë i çmendur?”
Sahih Muttefek alejhi
“Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e vet atë që e do për veten e tij.”
Sahih Muttefek alejhi
Teksa ishim te Omeri, ai na tha: "Na është ndaluar teprimi."
Sahih Transmeton Buhariu.
"Kushdo që mëson një dituri prej asaj me të cilën kërkohet fytyra e Allahut të Lartmadhërishëm, e nuk e mëson atë përveçse për të arritur me të ndonjë përfitim nga kjo botë, nuk do ta gjejë aromën e Xhenetit në Ditën e Kiametit” - domethënë, erën e tij."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Allahu e lë zullumqarin të vazhdojë me zullumin e tij, që, kur ta dënojë, të mos shpëtojë”, pastaj e lexoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud, 102)
Sahih Muttefek alejhi
“Nëse një rob ia mbulon gabimet një robi tjetër në këtë botë, Allahu do t'ia mbulojë gabimet atij në Ditën e Kiametit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit. Ruhuni nga koprracia, sepse koprracia i shkatërroi ata që ishin para jush. I shtyu që të derdhin gjakun e njëri-tjetrit dhe të përligjin uzurpimin e të drejtave të njëri-tjetrit."
Sahih Transmeton Muslimi.
“A doni t'ju tregoj për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha?” Të pranishmit iu përgjigjën: "Posi, o i Dërguari i Allahut!" (Tha:) “Të bërët shirk Allahut dhe mosrespektimi i prindërve”, - pastaj u ul, sepse ishte i mbështetur, dhe vazhdoi: - “Po ashtu, fjala e rrejshme!” - të cilën e përsëriti disa herë radhazi, saqë thoshim me vete: Ah, sikur të heshtte (se na vinte rëndë)!
Sahih Muttefek alejhi