Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

3 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Në shtëpinë e Ebu Talhait u shërbeja njerëzve për të pirë. Vera që ata e konsumonin atëkohë prodhohej prej hurmash të njoma. I Dërguari i Allahut ﷺ, urdhëroi një tellall t'u thërrasë njerëzve: “Vini re! Alkooli është bërë haram!” Ebu Talhai më tha: “Dil derdhe!” Unë dola dhe e derdha, sakaq ajo shkoi rrëke nëpër rrugët e Medinës. Disa njerëz thanë: “Ka njerëz që janë vrarë duke pasur alkool në barqet e tyre!” Atëherë, Allahu e zbriti ajetin: “Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, për atë me të cilën janë ushqyer më herët...” (El Maide, 93)
Sahih Muttefek alejhi
lidhur me fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Dhe kush synon në të devijim me padrejtësi, Ne do ta bëjmë të shijojë një dënim të dhembshëm." (El Haxh, 25), ka thënë: “Nëse një njeri do të synonte të bënte devijim në të, ndërsa ndodhet në Aden të Ebjenit (qytet në Jemen), Allahu do ta bënte të shijonte një dënim të dhembshëm.”
Sahih Transmetojnë Ahmedi dhe Hakimi.
“Teksa isha pranë minberit të të Dërguarit të Allahut ﷺ, një burrë tha: “Pas pranimit të Islamit, s'kam dert edhe nëse nuk bëj asnjë punë tjetër pos dhënies ujë haxhilerëve.” Ndërkaq, një tjetër tha: “S'kam dert edhe nëse nuk bëj asnjë punë tjetër, pas Islamit, pos mirëmbajtjes së Xhamisë së Shenjtë.” Një tjetër tha: “Xhihadi në rrugën e Allahut është më i mirë se këto që i përmendët.” Në atë rast Omeri i qortoi dhe u tha: “Mos i ngrini zërat tuaj këtu pranë minberit të të Dërguarit të Allahut ﷺ në ditë xhumaje, por (pritni) kur unë ta fal xhumanë, futem tek ai ﷺ dhe e pyes për atë për të cilën patët kundërshtime me njëri-tjetrin.” Atëherë Allahu i Lartësuar shpalli: “A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhilerëve dhe kujdestarinë ndaj Xhamisë së Shenjtë si besimin e atij që i besoi Allahut dhe Ditës së Fundit dhe që luftoi në rrugën e Allahut? Jo, ato nuk janë të barabarta tek Allahu. Popullin mizor Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë.” (Et Teube, 19)
Sahih Transmeton Muslimi.