Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

12 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Femra nuk duhet të ndërmarrë udhëtim dyditor pa burrin e saj apo pa një mashkull të familjes. Nuk lejohet të agjërohet në këto dy ditë: dita e festës së fitrit dhe dita e festës së kurbanit. Nuk lejohet të falet namaz pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli e as pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë dielli. Dhe nuk bën të ndërmerret udhëtim i gjatë vetëm se për te këto tri xhami: Xhamia e Shenjtë, Xhamia e Aksasë dhe Xhamia ime".
Sahih Muttefek alejhi
“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”
Sahih Muttefek alejhi
se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha një gruaje prej ensareve - (Atau thotë:) të cilën Ibn Abasi e përmendi me emër, por unë ia harrova emrin: - “Çka të pengoi ty që ta kryesh haxhin me ne?” Ajo iu përgjigj: "Ne kishim dy deve; me njërën kreu haxhin babai i tim biri dhe djali i tij, përkatësisht burri dhe djali i saj, kurse devenë tjetër na e la për të bartur ujë." Ai i tha: “Kur të vijë Ramazani, kryej një umre, sepse umreja në Ramazan është baras me një haxh (në shpërblim).”
Sahih Muttefek alejhi
"Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura për Allahun sesa këto dhjetë ditë (të dhul hixhes).” Të pranishmit e pyetën: “As xhihadi në rrugën e Allahut, o i Dërguari i Allahut?!” Profeti ﷺ ua ktheu: "As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç një burri i cili del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën.”
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Ebu Daudi. Teksti është i Ebu Daudit.
"O i Dërguari i Allahut! Kemi mësuar se xhihadi është vepra më e mirë. Prandaj, a të marrim pjesë edhe ne në xhihad?" - “Jo, xhihadi më i mirë (për ju) është haxhi i pranuar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ.
Sahih Transmeton Buhariu.
telbija e të Dërguarit të Allahut ﷺ ka qenë kësisoj: “Lebbejke Allahumme lebbejk, lebbejke la sherike leke lebbejk, inne-l-hamde ven-ni‘mete leke vel-mulk, la sherike lek. (Të përgjigjem, o Allah, vetëm Ty të përgjigjem! Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem! Vetëm Ty të takon lavdfalëndrimi, mirësia dhe sundimi, Ti nuk ke ortak)!” (Nafiu) tha: “Abdullah ibën Omeri e shtonte edhe këtë: “Lebejke, lebejke, ve sadejke. Vel hajru bijedejke, lebejke ver ragbau ilejke vel amelu (Të përgjigjem Ty, të përgjigjem Ty, me kënaqësi! Mirësia është në Duart e Tua, të përgjigjem Ty, lutjen dhe veprën i kemi vetëm për Ty)!”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur dikush planifikon të therë kurban, pasi të jetë parë hëna e re e muajit dhulhixhe, të mos shkurtojë asgjë nga qimet e as nga thonjtë, derisa ta therë kurbanin.”
Sahih Transmeton Muslimi.
shkoi te Guri i Zi, e puthi dhe i tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”
Sahih Muttefek alejhi