Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

29 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Njerëzit do të jenë në mirësi për sa kohë që e shpejtojnë iftarin.”
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيسنن الصيام
"I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili. E takonte atë çdo natë Ramazani dhe e mësonte Kuranin me të. I Dërguari ﷺ në vepra të mira ka qenë më bujar sesa era që fryn (plot mirësi)."
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيشهر رمضان
“Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron (në vazhdimësi) ditë të caktuara, le të agjërojë atë ditë.”
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيصيام يوم الشك
"I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit."
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيصيام التطوع
"I Dërguari i Allahut ﷺ ishte në një udhëtim dhe pa një grumbull njerëzish si dhe një burrë të cilit po i bënin hije. Ai tha: “Çfarë është kjo?” Ata thanë: “Është agjërues.” Ai tha: “Nuk është prej mirësisë agjërimi në udhëtim.” Ndërsa në një transmetim të Muslimit thuhet: “Përmbajuni lehtësimit të Allahut, të cilin jua ka lehtësuar.”
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيصيام أهل الأعذار
“Kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit), i Dërguari i Allahut ﷺ e gjallëronte natën (me adhurim), e zgjonte familjen e tij, e shtonte angazhimin dhe i shtrëngonte rrobat (veçohej me adhurime dhe nuk u afrohej grave).”
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيالعشر الأواخر من رمضان
"Unë dhe Profeti (paqja qoftë mbi të!) laheshim në të njëjtën enë, ndërkohë që ishim të dy xhunubë. Kur isha me cikël, ai më urdhëronte të vishesha nga brezi e poshtë dhe mandej ai flinte me mua Ai e nxirrte kokën në kohën që ishte në itikaf dhe unë ia laja, ndërkohë që isha me cikël.
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيالحيض والنفاس والاستحاضة، أحكام الغسل، الاعتكاف، العشرة بين الزوجينموضوعات الحديثالاعتكاف، أحكام الغسل، أحكام الحيض والنفاس
“Hëngrëm syfyr me Profetin ﷺ, pastaj ai u ngrit për namaz.” (Enesi tha) Unë e pyeta: "Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit? - Sa t'i lexoje pesëdhjetë ajete, - tha Zejdi.”
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيسنن الصيام