Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

27 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili. E takonte atë çdo natë Ramazani dhe e mësonte Kuranin me të. I Dërguari ﷺ në vepra të mira ka qenë më bujar sesa era që fryn (plot mirësi)."
Sahih Muttefek alejhi
“Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron (në vazhdimësi) ditë të caktuara, le të agjërojë atë ditë.”
Sahih Muttefek alejhi
"I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit."
Sahih Muttefek alejhi
"I Dërguari i Allahut ﷺ ishte në një udhëtim dhe pa një grumbull njerëzish si dhe një burrë të cilit po i bënin hije. Ai tha: “Çfarë është kjo?” Ata thanë: “Është agjërues.” Ai tha: “Nuk është prej mirësisë agjërimi në udhëtim.” Ndërsa në një transmetim të Muslimit thuhet: “Përmbajuni lehtësimit të Allahut, të cilin jua ka lehtësuar.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit), i Dërguari i Allahut ﷺ e gjallëronte natën (me adhurim), e zgjonte familjen e tij, e shtonte angazhimin dhe i shtrëngonte rrobat (veçohej me adhurime dhe nuk u afrohej grave).”
Sahih Muttefek alejhi
“Hëngrëm syfyr me Profetin ﷺ, pastaj ai u ngrit për namaz.” (Enesi tha) Unë e pyeta: "Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit? - Sa t'i lexoje pesëdhjetë ajete, - tha Zejdi.”
Sahih Muttefek alejhi
“Atij që falet Natën e Kadrit, duke besuar dhe llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”
Sahih Muttefek alejhi
“Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.”
Sahih Muttefek alejhi