Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

7 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Nxitoni (për ta dërguar në varr) xhenazen, sepse nëse ka qenë vepërmirë, e dërgoni në mirësi, e, nëse nuk ka qenë i tillë, atëherë është një barrë që e hiqni prej supeve tuaja.”
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët. Varret e të dërguarve të tyre i kanë bërë faltore!” Ajo tha: “Po të mos ishte kjo fjalë, do të ekspozohej varri i tij. Ai frikësohej se varrin do t'ia shndërronin në faltore.”
Sahih Muttefek alejhi
“Ebu Musai u sëmur rëndë, e në atë rast i ra të fikët, ndërsa kokën e kishte në prehrin e njërës prej grave të tij. Nuk mund të kundërshtonte asgjë (kur ajo qante), e, kur u këndell, tha: “Unë distancohem prej asaj që është distancuar edhe i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai është distancuar nga vajtuesja, nga ajo që i rruan flokët (në raste fatkeqësish) dhe nga ajo që i shqyen rrobat.”
Sahih Muttefek alejhi
"Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë punuar!"
Sahih Transmeton Buhariu.
“Na është ndaluar (femrave) përcjellja e xhenazes, por jo rreptësisht.”
Sahih Muttefek alejhi
“Vdiq njëra prej vajzave të Pejgamberit ﷺ, e ai doli dhe na tha: “Pastrojeni me ujë e sidër, tri, pesë ose më shumë herë, sa ta shihni të nevojshme. Ndërkaq, herën e fundit pastrojeni me kamfur, ose diçka prej tij. E, kur ta mbaroni, më tregoni.” Pasi e mbaruam, i treguam, e në atë rast na e dha rrobën e tij të poshtme dhe tha: “Fillimisht mbështilleni me këtë.” Umu Atija ka thënë: “Flokët ia kemi zënë në tri gërsheta.”
Sahih Muttefek alejhi
“I Dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra dhe na ka ndaluar shtatë të tjera. Na ka urdhëruar ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, të lutemi për atë që teshtin, t’ia përmbushim betimin ose kërkesën e atij që na është betuar, t’i dalim në ndihmë të shtypurit, t’i përgjigjemi ftesës dhe ta përhapim selamin. Ndërkaq, na ka ndaluar unazën e arit (ose ka thënë: rrethin e arit), pirjen në enë argjendi, nga shalat dhe shtrojat e mëndafshta, veshjet e mëndafshta, si dhe nga veshja e armaçit, mëndafshit (të zakonshëm), dhe mëndafshit të vrazhdë (istebrak).”
Sahih Muttefek alejhi