Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

29 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Çfarë bënte Profeti ﷺ në shtëpinë e tij?” Ajo më tha: “Ishte në shërbim të familjes, por, kur e dëgjonte ezanin, dilte për në xhami.”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Pjesa e rrobës së poshtme, që është nën nyja, do të jetë në Zjarr.”
Sahih Transmeton Buhariu.
"Çdo grua që martohet pa lejen e kujdestarëve të saj, martesa e saj është e pavlefshme - tri herë (e përsëriti këtë). E nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, ajo ka të drejtë për mehrin, në këmbim të marrëdhënive intime që ka pasur me të. Nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, atëherë sundimtari është kujdestari i asaj që nuk ka kujdestar."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Ndihmoje vëllanë tënd, qoftë kur bën padrejtësi, qoftë kur i bëhet padrejtësi.” - O i Dërguari i Allahut, është e qartë se duhet ta ndihmojmë kur i bëhet padrejtësi, por si ta ndihmojmë kur ai bën padrejtësi? - pyeti dikush. - “Duke e ndalur - ose ka thënë: penguar - nga të bërët padrejtësi, kjo është ndihma që i bëhet tij”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Sahih Transmeton Buhariu.
"I Dërguari i Allahut ﷺ mori (një copë) mëndafsh me dorën e majtë dhe (një copë) ar me dorën e djathtë, pastaj i ngriti duart me to dhe tha: “Këto janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim dhe janë të lejuara për femrat."
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
“Kjo botë është e ëmbël dhe e bukur. Allahu do t'ju bëjë zëvendës në Tokë, që t'ju shohë se si do të veproni, andaj ruajuni nga mashtrimet e saj dhe ruajuni nga gratë, sepse sprova e parë te bijtë e Israilit ka qenë përmes grave.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Dynjaja është një pasuri (kënaqësi) e përkohshme, ndërsa kënaqësia më e mirë e dynjasë është gruaja e devotshme.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Kushdo që ka dy gra dhe anon më shumë nga njëra prej tyre, në Ditën e Gjykimit vjen me gjysmën e trupit të anuar (shtrembër).”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.