Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

7 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"A t'ju tregoj për atë që është më e mirë se pozita e agjërimit, namazit dhe lëmoshës?" Thanë: "Patjetër." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Rregullimi i marrëdhënieve mes njëri-tjetrit, sepse prishja e marrëdhënieve mes njëri-tjetrit është shkatërruese (rruajtëse)."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
"Nuk ka martesë, përveçse me kujdestar."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Çdo grua që martohet pa lejen e kujdestarëve të saj, martesa e saj është e pavlefshme - tri herë (e përsëriti këtë). E nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, ajo ka të drejtë për mehrin, në këmbim të marrëdhënive intime që ka pasur me të. Nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, atëherë sundimtari është kujdestari i asaj që nuk ka kujdestar."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre."
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Kushdo që ka dy gra dhe anon më shumë nga njëra prej tyre, në Ditën e Gjykimit vjen me gjysmën e trupit të anuar (shtrembër).”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
"I Dërguari i Allahut ﷺ na e mësoi hytben që mund të thuhet në rast nevoje: "Lavdërimi i takon Allahut. Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje. I mbështetemi Allahut të na mbrojë prej të këqijave të veteve tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb, dhe atë që Ai e humb, nuk ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Gjithashtu dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. "O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju." (En Nisa, 1) "O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!" (Ali Imran, 102) "O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore." (El Ahzab, 70-71)
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
"Vajta te Profeti ﷺ së bashku me një grup grash nga ensarët për t’i dhënë besën. Ne thamë: "O i Dërguari i Allahut, të japim besën se nuk do t’i shoqërojmë Allahut asgjë, nuk do të vjedhim, nuk do të bëjmë imoralitet, nuk do të gënjejmë, nuk do të shpifim dhe nuk do të të kundërshtojmë në atë që është e drejtë." Profeti ﷺ tha: “Aq sa të keni mundësi dhe të mund ta përballoni.” Ne thamë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të mëshirshëm ndaj nesh. Eja, o i Dërguari i Allahut, të ta japim besën, duke të shtrënguar dorën." Por i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Unë nuk ua shtrëngoj dorën grave. Fjala ime drejtuar njëqind grave është si fjala ime drejtuar një gruaje”, ose tha: “si fjala ime drejtuar një gruaje.”
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.