عربي - Arabic English Qafár af - Afar Afrikaans - Afrikanns Akan Shqip - Albanian አማርኛ - Amharic Հայերեն - Armenian অসমীয়া - Assamese Azərbaycanca - Azerbaijani Bamanankan - Bambara Bassa Bemba বাংলা - Bengali Bosanski - Bosnian Български - Bulgarian မြန်မာဘာသာ - Burmese Bisaya - Cebuano Cham Нохчий - Chechen chiCheŵa - Chewa 中文 - Chinese Адыгэбзэ - Circassian Hrvatski - Croatian Česky - Czech Dagbani Dansk - Danish فارسی دری - Dari Dendi ދިވެހި ބަސް - Dhivehi Nederlands - Dutch إستوني - Estonian Suomi - Finnish Français - French Fulfulde - Fula ქართული - Georgian Deutsch - German Ελληνικά - Greek ગુજરાતી - Gujrati Kreyòl ayisyen - Haitian Creole Hausa हिन्दी - Hindi Magyar - Hungarian Igbo Indonesia - Indonesian Italiano - Italian 日本語 - Japanese Jóola - Jola ಕನ್ನಡ - Kannada Қазақша - Kazakh ភាសាខ្មែរ - Khmer Kikuyu Ikinyarwanda - Kinyarwanda Ikirundi - Kirundi 한국어 - Korean كوردی سۆرانی - kurdish كوردي kurmancî - Kurmanji Kyrgyz ລາວ - Lao latviešu - Latvian Lingala lietuvių - Lithuanian Luganda Македонски - Macedonian Maguindanaon Malagasy - Malagasy Bahasa Melayu - Malay മലയാളം - Malayalam Mandinka मराठी - Marathi Mõõré - Moore नेपाली - Nepali أنكو - NKo Norwegian ଓଡ଼ିଆ - Odia oromoo - Oromo پښتو - Pashto فارسی - Persian Polski - Polish Portuguese ਪੰਜਾਬੀ - Punjabi Română - Romanian Русский - Russian Српски - Serbian Shona සිංහල - Sinhala Slovenščina - Slovenian Soomaaliga - Somali Soninke Sesotho - Sotho Español - Spanish Kiswahili - Swahili Svenska - Swedish Tagalog Тоҷикӣ - Tajik தமிழ் - Tamil తెలుగు - Telugu ไทย - Thai ትግረኛ - Tigrinya Türkçe - Turkish Ukrainian اردو - Urdu ئۇيغۇرچە - Uyghur Ўзбек - Uzbek Việt Nam - Vietnamese Wolof Yao Yorùbá - Yoruba Zarma زولو - Zulu
841 Hadithe
Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit
Kategoritë
Grada e hadithit
Transmetuar në
Transmetuesi
Shfaq të gjithë transmetuesit (14)
“Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që ta përvetësojë pasurinë e një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.” Eshath ibn Kajsi ka thënë: “Ajeti (që përmendet në fund të ngjarjes) ka zbritur për mua. Kam pasur një tokë në ortakëri me një hebre, por ai mohonte ortakërinë time. Andaj, e paraqita tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili më tha: “Vallë, a ke dëshmi, që vërteton ortakërinë tënde me të?” - Jo, - i thashë.
- “Betohu se ti ke të drejtë!” - iu drejtua hebreut.
- O i Dërguari i Allahut, por, ai do të betohet, e do të ma marrë pasurinë! - i thashë.
Atëherë Allahu i Lartësuar e zbriti ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël...”, deri në fund të ajetit. (Ali Imran, 77)
Sahih Muttefek alejhi
“Pronarit të arit dhe argjendit, që nuk e jep hakun e tyre (zekatin), kur të bëhet Dita e Kiametit ato do t'i shndërrohen në pllaka prej Zjarri, të cilat skuqen në zjarr të Xhehenemit e me to i hekuroset trupi, balli e shpina. Sa herë që ftohen, ato sërish skuqen në zjarr për atë, në Ditën, gjatësia e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet. Kur të mbarojë gjykimi mes njerëzve, atij do t'i tregohet rruga: ose për në Xhenet, ose për në Zjarr.”
Sahih Muttefek alejhi
“Shkëmbeni dhurata, që të duheni me njëri-tjetrin.”
Hasen Hadithin e shënojnë Buhariu në El-Edeb el-Mufred, Ebu Ja'la dhe Bejhakiu.
“Këmbimi i argjendit me ar konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i grurit me grurë konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i elbit me elb konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë dhe këmbimi i hurmave me hurma konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehen dorë me dorë.”
Sahih Muttefek alejhi
"Unë, së bashku me disa pjesëtarë të fisit eshari, shkuam tek i Dërguari i Allahut ﷺ për t'i kërkuar të na jepte kafshë bartëse (për luftë), por ai tha: “Betohem në Allahun se nuk do t'ju marr me vete, por as kam me se t'ju bart.” Pastaj pritëm aq sa deshi Allahu të prisnim dhe, kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën disa deve, ai na i dha tri kokë të majme. Kur u nisëm për rrugë, thamë: "Betohemi në Allahun se Ai nuk do të na japë bereqet, sepse shkuam dhe i kërkuam Profetit ﷺ të na japë kafshë bartëse, por ai na u betua se nuk do të na i japë, megjithatë na i dha. Andaj, u kthyem te Profeti ﷺ dhe ia përmendëm. Ai na tha: “Nuk ju mora unë, por Allahu jua mundësoi të vini. Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për diçka, ndërkohë kuptoj se ka një zgjidhje më të mirë, e shpaguaj betimin tim. Pra, veproj atë që është më e mira, pastaj e shpaguaj betimin.”
Sahih Muttefek alejhi
“Për atë që merr litarin e vet, bart barrën e druve në shpinë dhe i shet, në mënyrë që Allahu t'ia ruajë fytyrën, është më mirë sesa t'u lypë njerëzve, pavarësisht a i japin a s'i japin.”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Allahu i Lartësuar ka thënë: "Ditën e Kiametit Unë jam armik i tri llojeve të njerëzve: një njeriu që betohet në emrin Tim e pastaj tradhton, një njeriu që shet një njeri të lirë dhe ha çmimin e tij, dhe një njeriu që punëson një punëtor, merr prej tij punën e plotë dhe nuk ia jep pagën e tij."
Sahih Transmeton Buhariu.
“Një muslimani, që ka diç për të lënë testament, s'duhet t'i kalojnë tri net pa e pasur testamentin të shkruar pranë vetes.” Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte: “Qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e përmendur këtë, nuk më ka kaluar asnjë natë, përveçse testamentin e kisha pranë vetes.”
Sahih Muttefek alejhi