Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i dërgojë selam Profetit dhe le të thotë: "O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate!
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i dërgojë selam Profetit dhe le të thotë: "O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate!" E, kur të dalë, le t'i dërgojë selam Profetit dhe le të thotë: "O Allah, më mbroj nga shejtani i mallkuar." Ndërsa sipas transmetimit të Hakimit qëndron: “E, kur të dalë, le t'i dërgojë selam Profetit ﷺ dhe le të thotë: "O Allah, më ruaj nga shejtani i mallkuar."
«إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمْ المَسْجِدَ فَلْيُسَلِّمْ عَلَى النَّبِيِّ وَلْيَقُلْ: اللَّهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ، وَإِذَا خَرَجَ فَلْيُسَلِّمْ عَلَى النَّبِيِّ وَلْيَقُلْ: اللَّهُمَّ اعْصِمْنِي مِنْ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ»، وَلِلْحَاكِمِ: «وَإِذَا خَرَجَ فَلْيُسَلِّمْ عَلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَلْيَقُلْ: اللَّهُمَّ أَجِرْنِي مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ».
Profeti ﷺ e udhëzoi muslimanin që, nëse dëshiron të hyjë në xhami, t'i dërgojë paqe Profetit ﷺ duke thënë: "O Allah, dërgo bekime dhe paqe mbi Muhamedin", e pastaj le të thotë: "O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate." E kur të dalë, le të dërgojë paqe mbi Profetin dhe le të thotë: "O Allah, më ruaj nga shejtani i mallkuar", ndërsa në një transmetim të Hakimit (thuhet) le të thotë: "O Allah, më ruaj nga shejtani i mallkuar."
Kjo lutje rekomandohet të thuhet gjatë hyrjes dhe daljes nga xhamia.
Dhikri është i përgjithshëm në të gjitha xhamitë, madje edhe në Mesxhidul Haram (Qabe).
Specifikimi i përmendjes së mëshirës gjatë hyrjes dhe e mbrojtjes nga shejtani gjatë daljes është për faktin se, ai që hyn në xhami është i zënë me atë që do ta afrojë me Allahun dhe te Xheneti i Tij, prandaj është me vend të përmendet në lutje mëshira, e, kur të dalë, ai niset nëpër dynja me ato zbavitje dhe preokupime që gjenden në të, prandaj është me vend që të kërkojë nga Allahu mbrojtjen dhe ruajtjen nga shejtani.
Suneni i Ibn Maxhes (1/ 494) (773).
Më shumë (4)
المستدرك على الصحيحين للحاكم (1/ 325).
شرح أبي داود للعيني (2/ 374).
شرح سنن أبي داود للعباد (66/ 3).
مرشد ذوي الحجا والحاجة إلى سنن ابن ماجه والقول المكتفى على سنن المصطفى (5/ 297).
Cituar në libra
7 Libra- "Fortesa e Muslimanit – Lutje nga Kurani dhe Suneti"حصن المسلم"O Allah! M'i hap dyert e mëshirës Sate!" [41]
- "Fortesa e Muslimanit – Lutje nga Kurani dhe Suneti"حصن المسلم"Allāhumme-ftaḥ lī eb'uābe raḥmetik!"
- "Fortesa e Muslimanit – Lutje nga Kurani dhe Suneti"حصن المسلم"O Allah! Më mbroj nga shejtani i mallkuar!"[43]
- "Fortesa e Muslimanit – Lutje nga Kurani dhe Suneti"حصن المسلم"Allāhumme i‘ṣimnī minesh-shejṭānirr-rraxhīm"
Më shumë (3)
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"إذا دخل أحدكم المسجد فليسلم على النبي - صلى الله عليه وسلم - وليقل: اللهم افتح لي أبواب رحمتك، وإذا خرج فليسلم على النبي - صلى الله عليه وسلم - وليقل اللهم اعصمني من الشيطان الرجيم" .
- تحفة الأخيار تحفة الأخيار (ببيان جملة نافعة مما ورد في الكتاب والسنة من الأدعية والأذكار)«إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمُ الْمَسْجِدَ، فَلْيُسَلِّمْ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ، وَلْيَقُلْ: اللَّهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ، وَإِذَا خَرَجَ، فَلْيُسَلِّمْ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ، وَلْيَقُلْ: اللَّهُمَّ اعْصِمْنِي مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيم
- رسالة في الأذكار1«إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمُ المَسْجِدَ فَلْيُسَلِّمْ عَلَى النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم ثُمَّ لْيَقُلْ...». وذَكَرَه.