Ushqeni të uriturit, vizitoni të sëmurët dhe lironi robërit e luftës!
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:
“Ushqeni të uriturit, vizitoni të sëmurët dhe lironi robërit e luftës!”
«أَطْعِمُوا الجَائِعَ، وَعُودُوا المَرِيضَ، وَفُكُّوا العَانِيَ».
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se prej detyrimeve të muslimanit ndaj vëllait të tij musliman është që t'i japë ushqim të uriturit, të vizitojë të sëmurin dhe të lirojë robin.
Inkurajimi për bashkëpunim mes muslimanëve.
Nxitja për t'i dhënë ushqim të uriturit që ka nevojë për ushqim, sepse jemi të urdhëruar ta ushqejmë atë.
Është gjë e ligjshme të vizitohet i sëmuri, për t'i dhënë zemër, për t'u lutur për të, për të fituar shpërblimin, e të tjera.
Përkushtimi për lirimin e robit nëse është zënë rob nga jobesimtarët, dhe kjo bëhet ose duke dhënë një kundërvlerë për ta shpëtuar prej tyre, ose duke e shkëmbyer me një rob nga jobesimtarët, pra: në formë shkëmbimi.
Sahihu i Buhariut (7/ 67) (5373).
Më shumë (4)
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (4/ 468).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 685).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- مباحث في أصول الدين1«أطعموا الجائع، وعودوا المريض، وفكّوا العاني».
- مجموعة زاد التربية الإسلامية (3)، والسيرة النبوية (3)التربية الإٍسلامية -3- «حَقُّ الْمُسْلِمِ عَلَى الْمُسْلِمِ خَمْسٌ، وذكر منها: عِيَادَةُ الْمَرِيضِ» رواه البخاري ومسلم، وعَنْ أَبِي مُوسَى الْأَشْعَرِيِّ رضي الله عنه، قَالَ: قَالَ رَسُولُ اﷲِ ﷺ: «أَطْعِمُوا الْجَائِعَ، وَعُودُوا الْمَرِيضَ، وَفُكُّوا الْعَانِيَ