Skip to content

Ai që fal namazin tonë, drejtohet nga kibla jonë dhe ha mishin e therur prej nesh, ai është muslimani i cili ka besën e Allahut dhe besën e të Dërguarit të Tij, prandaj mos e thyeni besën e Allahut.

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Ai që fal namazin tonë, drejtohet nga kibla jonë dhe ha mishin e therur prej nesh, ai është muslimani i cili ka besën e Allahut dhe besën e të Dërguarit të Tij, prandaj mos e thyeni besën e Allahut.”

«مَنْ صَلَّى صَلاَتَنَا وَاسْتَقْبَلَ قِبْلَتَنَا وَأَكَلَ ذَبِيحَتَنَا فَذَلِكَ المُسْلِمُ الَّذِي لَهُ ذِمَّةُ اللَّهِ وَذِمَّةُ رَسُولِهِ، فَلاَ تُخْفِرُوا اللَّهَ فِي ذِمَّتِهِ».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se kushdo që u përmbahet riteve të dukshme të fesë, duke e falur namazin ashtu siç e falim ne, duke u drejtuar nga Qabeja, kibleja jonë, si dhe duke ngrënë mishin e therur prej nesh duke besuar se ai është i lejuar (hallall), ai është muslimani i cili ka amanetin (mbrojtjen) dhe besën e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, prandaj mos e thyeni amanetin dhe besën e Allahut ndaj tij.

Mësime nga hadithi

Ibn Rexhebi ka thënë: "Ky hadith tregon se gjaku nuk bëhet i mbrojtur (i ndaluar për t’u derdhur) vetëm me dy dëshmitë (shehadetin), derisa të përmbushen të drejtat e tyre, kurse e drejta më e theksuar e tyre është namazi; prandaj e veçoi duke e përmendur, ndërsa në një hadith tjetër, namazit i shtoi edhe zekatin."

Çështjet e njerëzve vlerësohen nga ana e jashtme, e jo nga ajo e brendshme, andaj kushdo që i shfaq ritet e fesë, ndaj tij zbatohen ligjet e pasuesve të saj, përderisa nuk shfaqet nga ana e tij e kundërta e kësaj.

Ibn Rexhebi ka thënë: "Përmendja e kthimit drejt kiblës është tregues se duhet patjetër të kryhet namazi i muslimanëve, i ligjësuar në Librin e tyre të zbritur te Profeti i tyre (Muhamedi ﷺ), e ky është namazi drejt Qabesë. Përndryshe, kush falet drejt Xhamisë së Aksasë pas shfuqizimit të saj, si hebrenjtë, ose drejt lindjes, si të krishterët, ai nuk është musliman, edhe nëse e dëshmon dëshminë e teuhidit."

Kjo dëshmon për rëndësinë e madhe të kthimit me fytyrë drejt kibles në namaz, sepse nuk është përmendur asnjë nga kushtet e tjera të namazit veç tij, siç është abdesi dhe të tjera.

Ibn Rexhebi ka thënë: "Përmendja e ngrënies së kafshës së therur nga muslimanët tregon se është i domosdoshëm zbatimi i të gjitha dispozitave të dukshme të Islamit, e ndër më të rëndësishmet prej tyre është ngrënia e kafshës së therur nga muslimanët dhe pajtimi me ta në therjen e tyre; prandaj, ai që e refuzon këtë, nuk është musliman."

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 87) (391).

Më shumë (2)

إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (1/ 410).

عمدة القاري شرح صحيح البخاري (4/ 125).