"Kur Allahu e do një rob, i thërret Xhibrilit: “Unë e dua filanin, andaj duaje edhe ti.” Kështu, edhe Xhibrili fillon ta dojë."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Kur Allahu e do një rob, i thërret Xhibrilit: “Unë e dua filanin, andaj duaje edhe ti.” Kështu, edhe Xhibrili fillon ta dojë. Pastaj, Xhibrili thërret ndër banorët e Qiellit: “Allahu e do filanin, andaj duajeni edhe ju.” Kështu, të gjithë banorët e Qiellit fillojnë ta duan atë dhe, si rrjedhojë, ai bëhet i pranueshëm edhe (te njerëzit) në Tokë. Kur Allahu e urren një rob, i thërret Xhibrilit: “Unë e urrej filanin, andaj urreje edhe ti.” Kështu, edhe Xhibrili fillon ta urrejë. Pastaj, Xhibrili thërret ndër banorët e Qiellit: “Allahu e urren filanin, andaj urrejeni edhe ju.” Kështu, të gjithë banorët e Qiellit fillojnë ta urrejnë atë. Si pasojë, ai bëhet i urryer edhe (te njerëzit) në Tokë.”
«إِنَّ اللهَ إِذَا أَحَبَّ عَبْدًا دَعَا جِبْرِيلَ فَقَالَ: إِنِّي أُحِبُّ فُلَانًا فَأَحِبَّهُ، قَالَ: فَيُحِبُّهُ جِبْرِيلُ، ثُمَّ يُنَادِي فِي السَّمَاءِ فَيَقُولُ: إِنَّ اللهَ يُحِبُّ فُلَانًا فَأَحِبُّوهُ، فَيُحِبُّهُ أَهْلُ السَّمَاءِ، قَالَ ثُمَّ يُوضَعُ لَهُ الْقَبُولُ فِي الْأَرْضِ، وَإِذَا أَبْغَضَ عَبْدًا دَعَا جِبْرِيلَ فَيَقُولُ: إِنِّي أُبْغِضُ فُلَانًا فَأَبْغِضْهُ، قَالَ فَيُبْغِضُهُ جِبْرِيلُ، ثُمَّ يُنَادِي فِي أَهْلِ السَّمَاءِ إِنَّ اللهَ يُبْغِضُ فُلَانًا فَأَبْغِضُوهُ، قَالَ: فَيُبْغِضُونَهُ، ثُمَّ تُوضَعُ لَهُ الْبَغْضَاءُ فِي الْأَرْضِ».
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se kur Allahu e do robin e Tij besimtar, të bindur ndaj urdhrave të Tij dhe që u shmanget ndalesave të Tij, thërret Xhibrilin: Allahu i Lartësuar e do filanin, andaj duaje. Dhe zotëria i melekëve, Xhibrili (alejhi selam) e do atë, pastaj Xhibrili thërret në mesin e melekëve të qiellit: "Zoti juaj e do filanin, andaj duajeni!" Dhe banorët e qiellit e duan atë, pastaj i vendoset atij pranimi në zemrat e besimtarëve përmes dashurisë, simpatisë drejt tij dhe kënaqësisë ndaj tij. Dhe kur Allahu e urren një rob, thërret Xhibrilin: "Unë e urrej filanin, andaj urreje!" Dhe Xhibrili e urren atë, pastaj Xhibrili thërret në mesin e banorëve të qiellit: Me të vërtetë, Zoti juaj e urren filanin, prandaj urrejeni atë, kështu, ata e urrejnë, e më pas, për të vendoset urrejtja dhe mospëlqimi në zemrat e besimtarëve.
Ebu Muhamed ibn Ebu Xhemre ka thënë: "Fakti që në këtë urdhër iu dha përparësi Xhibrilit para melekëve të tjerë, shfaq pozitën e tij të lartë tek Allahu i Lartësuar mbi të tjerët prej tyre."
Atë që Allahu e do, e duan banorët e qiellit dhe të Tokës, dhe atë që Allahu e urren, e urrejnë banorët e qiellit dhe të Tokës.
Sindiu ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ "... ai bëhet i pranueshëm edhe (te njerëzit) në Tokë", nuk nënkupton domosdoshmërisht gjithëpërfshirje, por është në atë masë që Allahu ka dëshiruar për të nga pranimi në tokë. E si mund të jetë ndryshe, kur armiqësia e të këqijve ndaj të mirëve është e njohur."
Inkurajimi për t'i përmbushur veprat e mira të llojeve të ndryshme, qofshin ato farze apo sunete, dhe paralajmërimi kundër mëkateve dhe bidateve, sepse ato janë shkak i zemërimit.
Ibn Haxheri ka thënë: "Nga kjo nxirret se dashuria e zemrave të njerëzve (për dikë) është shenjë e dashurisë së Allahut, dhe këtë e mbështet ajo që thuhet te (hadithi që flet për) xhenazet: "Ju jeni dëshmitarët e Allahut në tokë"."
Ibnul Arabi Malikiu ka thënë: "Me banorët e Tokës synohen vetëm ata prej tyre që e kanë njohur atë, e jo ata që nuk e kanë njohur e as nuk kanë dëgjuar për të."
Sahihu i Buhariut (4/ 111) (3209).
Sahihu i Muslimit (4/ 2030) (2637).
Më shumë (8)
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (3/ 268).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 355).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (6/ 308).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 455).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- قاموس الكبائر موسوعة الكبائر - المجموعة الأولى«إِنَّ اللَّهَ إِذَا أَحَبَّ عَبْدًا دَعَا جِبْرِيلَ فَقَالَ: إِنِّي أُحِبُّ فُلَانًا فَأَحِبَّهُ، قَالَ: فَيُحِبُّهُ جِبْرِيلُ، ثُمَّ يُنَادِي فِي السَّمَاءِ فَيَقُولُ: إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ فُلَانًا فَأَحِبُّوهُ، فَيُحِبُّهُ أَهْلُ السَّم
- قاموس الكبائر«إِنَّ اللَّهَ إِذَا أَحَبَّ عَبْدًا دَعَا جِبْرِيلَ فَقَالَ: إِنِّي أُحِبُّ فُلَانًا فَأَحِبَّهُ، قَالَ: فَيُحِبُّهُ جِبْرِيلُ، ثُمَّ يُنَادِي فِي السَّمَاءِ فَيَقُولُ: إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ فُلَانًا فَأَحِبُّوهُ، فَيُحِبُّهُ أَهْلُ السَّم