Skip to content

“Kur Profeti ﷺ ngrihej për namaz nate, e pastronte gojën me misvak.”

Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

“Kur Profeti ﷺ ngrihej për namaz nate, e pastronte gojën me misvak.”

كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا قَامَ مِنَ اللَّيْلِ يَشُوصُ فَاهُ بِالسِّوَاكِ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ shpeshherë i pastronte dhëmbët me misvak dhe urdhëronte të përdorej. Përdorimi i misvakut në disa kohë është më i kërkuar: përdorimi i misvakut kur të ngrihemi për namaz nate, meqë Profeti ﷺ i bënte masazh dhe e pastronte gojën me misvak.

Mësime nga hadithi

Përligjja e përdorimit të misvakut pas gjumit të natës është bërë për shkak se gjumi është faktor i ndryshimit të erës së gojës dhe misvaku është mjet pastrimi.

Përdorimi i misvakut kërkohet kur bëhen ndryshime të pakëndshme në gojë, duke u bazuar në kuptimin e lartcekur.

Përligjja e pastërtisë në përgjithësi është bërë se ajo është pjesë e Sunetit të Profetit ﷺ dhe e normave të larta morale.

Përdorimi i misvakut në tërë gojën përfshin: dhëmbët, mishrat e gojës dhe gjuhën.

Misvaku është një shkop i këputur nga pema e arakut ose nga ndonjë pemë tjetër, përdoret për të pastruar gojën dhe dhëmbët, për të freskuar gojën dhe për të hequr erën e keqe.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 58) (245).

Sahihu i Muslimit (1/ 220) (255).

Më shumë (4)

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

للبسام (ص47).

خلاصة الكلام شرح عمدة الأحكام.

لفيصل آل مبارك (ص24).