Skip to content

“Atij që ha ushqim dhe thotë: "Lavdia i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time", do t’i falen mëkatet e mëparshme.”

Sehël ibën Muadhi transmeton nga babai i tij, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Atij që ha ushqim dhe thotë: "Lavdia i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time", do t’i falen mëkatet e mëparshme.”

«مَنْ أَكَلَ طَعَامًا فَقَالَ: الحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَطْعَمَنِي هَذَا وَرَزَقَنِيهِ مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَلاَ قُوَّةٍ، غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ».

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
Hasen
Shpjegimi

Profeti ﷺ e stimulon në këtë hadith atë që ha ushqim ta falënderojë Allahun, pasi që nuk ka fuqi të sjellë ushqim e as të hajë, përveçse me ndihmën e Allahut të Lartësuar. Pastaj Profeti ﷺ dha sihariq se atij që e thotë këtë e meriton që Allahu t'ia falë mëkatet e tij të vogla të mëparshme.

Mësime nga hadithi

Është e rekomanduar që në fund të ushqimit gjatë ngrënies të themi: "Elhamduilah - Falënderimi i takon Allahut."

Sqarimi i mirësive të mëdha të Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij, pasi Ai ua lehtësoi dhe ua siguroi atyre mjetet e furnizimit dhe bëri që përmes kësaj të shlyhen mëkatet.

Veprat e robërve janë të gjitha nga Allahu i Lartësuar, e jo nga mundi e fuqia e tyre, megjithatë robi është i urdhëruar t'i marrë shkaqet e të përpiqet.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (5/ 452) (3458).

Suneni i Ebu Davudit (6/ 138) (4023).

Suneni i Ibn Maxhes (4/ 417) (3285).

Musnedi i Ahmedit (24/ 394) (15632).

Më shumë (6)

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

مجموعة من الباحثين (1/ 602).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

للهلالي (2/ 54).

تاج العروس من جواهر القاموس.

للزبيدي (28/ 366).