“Këto janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim dhe janë të lejuara për femrat."
Ali ibën Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"I Dërguari i Allahut ﷺ mori (një copë) mëndafsh me dorën e majtë dhe (një copë) ar me dorën e djathtë, pastaj i ngriti duart me to dhe tha: “Këto janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim dhe janë të lejuara për femrat."
أَخَذَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حَرِيرًا بِشِمَالِهِ، وَذَهَبًا بِيَمِينِهِ، ثُمَّ رَفَعَ بِهِمَا يَدَيْهِ، فَقَالَ: «إِنَّ هَذَيْنِ حَرَامٌ عَلَى ذُكُورِ أُمَّتِي، حِلٌّ لِإِنَاثِهِمْ».
Profeti ﷺ me dorën e majtë mori një rrobë mëndafshi ose një pjesë të saj dhe me dorën e tij të djathtë mori ar nga bizhuteritë ose diçka të ngjashme, pastaj tha: "Mëndafshi dhe ari janë të ndaluar që t'i veshin burrat, por për gratë ata lejohen."
Sindiu ka thënë: "Me fjalën "të ndaluara" është për qëllim të përdoren për veshje, përndryshe përdorimi i tyre për shkëmbim, shpenzim, dhënie dhe shitje është i lejuar për të gjithë, kurse përdorimi i arit duke i bërë enët me të dhe përdorimin e tyre, është i ndaluar për të gjithë."
Ligji islam është i gjerë për gratë për shkak të nevojës që kanë për stoli dhe të ngjashme.
Suneni i Ebu Davudit (6/ 165) (4057).
Suneni i Nesaiut (8/ 160) (5144).
Suneni i Ibn Maxhes (4/ 594) (3595).
Më shumë (4)
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (2/ 613).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 99).