Atij që ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.”
Mahmud ibën Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se
Othman ibën Afani deshi ta rindërtojë xhaminë, por njerëzve nuk u pëlqeu kjo gjë, kështu që parapëlqyen ta linte ashtu siç ishte, e ai u tha: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Atij që ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.”
أَنَّ عُثْمَانَ بْنَ عَفَّانَ أَرَادَ بِنَاءَ الْمَسْجِدِ فَكَرِهَ النَّاسُ ذَلِكَ، وَأَحَبُّوا أَنْ يَدَعَهُ عَلَى هَيْئَتِهِ، فَقَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ: «مَنْ بَنَى مَسْجِدًا لِلهِ بَنَى اللهُ لَهُ فِي الْجَنَّةِ مِثْلَهُ».
Othman ibën Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) donte ta rindërtonte Xhaminë e Profetit ﷺ në një mënyrë më të mirë se ndërtimi i saj i parë, por njerëzit nuk e pëlqyen këtë gjë, për shkak të ndryshimit të ndërtimit të xhamisë nga mënyra e ndërtimit të saj në kohën e Profetit ﷺ. Xhamia më parë ishte e ndërtuar me baltë dhe çatia e saj ishte me degë të palmës, por Othmani deshi ta ndërtojë me gurë dhe suva. Kështu, Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u tregoi se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Atë që ndërton një xhami, duke synuar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar e jo syefaqësinë e reputacionin, Allahu do ta shpërblejë me shpërblimin më të mirë nga lloji i veprës së tij, dhe ky shpërblim është se Allahu do t'i ndërtojë një të ngjashme në Xhenet."
...:
Inkurajimi për të ndërtuar xhami dhe vlera e kësaj gjëje.
Zgjerimi dhe renovimi i xhamisë bën pjesë në vlerën e ndërtimit të saj.
Rëndësia që ka sinqeriteti për hir të Allahut të Lartësuar në të gjitha veprat.
Sahihu i Buhariut (1/ 97) (450).
Sahihu i Muslimit (4/ 2287) (533).
Më shumë (4)
المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (2/ 131).
شرح النّووي على مسلم (5/14).
التوضيح لشرح الجامع الصحيح (5/537).
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (12/ 171).