Skip to content

Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur njerëzit të mburren me xhamitë.

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

"Kiameti nuk do të ndodhë derisa njerëzit të mburren me xhamitë.”

«لَا تَقُومُ السَّاعَةُ حَتَّى يَتَبَاهَى النَّاسُ فِي الْمَسَاجِدِ».

Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ na informon se nga shenjat e afrimit të Ditës së Kiametit dhe përfundimit të kësaj bote është mburrja e njerëzve me zbukurimin e xhamive të tyre, ose mburrja e tyre me dynjanë e tyre brenda xhamive, të cilat nuk janë ndërtuar për tjetër veçse për të përmendur Allahun.

Mësime nga hadithi

Është e ndaluar mburrja me xhamitë dhe kjo është një vepër e papranueshme, sepse nuk është bërë për hir të Allahut.

Është i ndaluar zbukurimi i xhamive me ngjyra, bojëra, ornamente dhe shkrime, për shkak se ato i shpërqendrojnë ata që falen kur i shikojnë.

Sindiu ka thënë: "Ky hadith është prej atyre, vërtetësia e të cilëve dëshmohet nga realiteti, prandaj ai është një prej mrekullive mahnitëse të Profetit ﷺ."

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (1/ 337) (449).

Suneni i Nesaiut (2/ 32) (689).

Suneni i Ibn Maxhes (1/ 475) (739).

Më shumë (4)

توضيح الأحكام مِن بلوغ المرام.

لعبد الله البسام (2/ 137).

فتح ذي الجلال والإكرام شرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (1/ 621).