Mos i ndalni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut, por le të dalin të paparfumuara.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Mos i ndalni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut, por le të dalin të paparfumuara."
«لَا تَمْنَعُوا إِمَاءَ اللَّهِ مَسَاجِدَ اللَّهِ، وَلَكِنْ لِيَخْرُجْنَ وَهُنَّ تَفِلَاتٌ».
Profeti ﷺ e ndaloi kujdestarin e gruas dhe përgjegjësin e saj që t'i pengojnë gratë nga xhamitë, dhe i urdhëroi gratë që, kur të dalin, të dalin pa u parfumosur dhe pa u zbukuruar me stoli, në mënyrë që të mos bëhen shkak sprove për burrat.
Lejohet që gruaja të falet në xhami nëse është e sigurt nga fitneja dhe del pa u zbukuruar dhe pa u parfumosur.
Me këtë argumentohet se gruaja nuk lejohet të dalë nga shtëpia e burrit të saj pa lejen e tij, ngase urdhri për dhënien e lejes u drejtohet burrave.
Islami u kushtoi kujdes të madh femrave dhe nuk i pengoi ato nga ajo që mund të jetë në të mirë të tyre, siç është dalja për të kërkuar dituri e të ngjashme.
Vërtetohet kujdestaria e burrit mbi gruan dhe përkujdesja e tij ndaj saj.
Suneni i Ebu Davudit (1/ 423) (565).
Më shumë (3)
شرح سنن أبي داود للعباد (78/ 6).
شرح أبي داود للعيني (3/ 50).
النهاية في غريب الحديث والأثر ص(109).