Skip to content

Lëre atë që të ngjall dyshim dhe kapu pas asaj që nuk të ngjall dyshim, sepse e vërteta sjell qetësi, ndërsa gënjeshtra sjell pasiguri

Ebu Havra Sadiu transmeton se e ka pyetur Hasanin, djalin e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): "Çfarë ke mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ?" Ai tha: "Kam mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ:

"Lëre atë që të ngjall dyshim dhe kapu pas asaj që nuk të ngjall dyshim, sepse e vërteta sjell qetësi, ndërsa gënjeshtra sjell pasiguri."

«دَعْ مَا يَرِيبُكَ إِلَى مَا لاَ يَرِيبُكَ، فَإِنَّ الصِّدْقَ طُمَأْنِينَةٌ، وَإِنَّ الكَذِبَ رِيبَةٌ».

Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar që të lihen fjalët dhe veprat për të cilat njeriu është në dyshim; a janë të ndaluara apo të lejuara; a janë haram apo hallall, dhe të kapesh pas asaj për të cilën nuk ke asnjë dyshim dhe je i sigurt se është e mirë dhe lejuar, sepse zemra gjen qetësi dhe prehje në atë që është e sigurt, ndërsa ajo që përmban dyshim e pasguri, e shqetëson dhe trazon zemrën.

Mësime nga hadithi

Muslimani duhet t'i ndërtojë çështjet e tij mbi bindjen e plotë, të shmangë atë që është e dyshimtë, dhe të jetë i vetëdijshëm në fenë e tij.

Ndalesa e përfshirjes në gjërat e dyshimta.

Nëse dëshiron qetësi dhe rehati, lëre mënjanë atë që të shkakton dyshim.

Këtu del në pah mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, meqë i urdhëroi për gjëra që sjellin qetësi për shpirtin dhe mendjen dhe i ndaloi nga gjërat që sjellin shqetësim dhe mëdyshje.

Referencat

Suneni i Nesaiut (8/ 327) (5711).

Suneni i Tirmidhiut (4/ 286) (2518).

Musnedi i Ahmedit (3/ 248) (1723).

Më shumë (5)

التحفة الربانية في شرح الأربعين حديثًا النووية.

لإسماعيل الأنصاري (ص29).

شرح الأربعين النووية.

لابن عثيمين (ص153).

فتح القوي المتين في شرح الأربعين وتتمة الخمسين للنووي وابن رجب (ص56).