Skip to content

"Xhihadi më i madh është fjala e drejtë para sunduesit të padrejtë."

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

"Xhihadi më i madh është fjala e drejtë para sunduesit të padrejtë."

«إِنَّ مِنْ أَعْظَمِ الجِهَادِ كَلِمَةَ عَدْلٍ عِنْدَ سُلْطَانٍ جَائِرٍ».

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
Hadith hasen li-gajrihi.
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se një nga llojet më të mëdha dhe më të dobishme të xhihadit në rrugë të Allahut të Lartësuar është fjala e drejtë dhe e hakut përpara një sunduesi ose prijësi të padrejtë. Këtë shpërblim e ka sepse i tilli e jetësoi institucionin e urdhërimit të së mirës dhe ndalimit të së keqes, qoftë me fjalë, shkrim e veprim, qoftë me ndonjë gjë tjetër, për të arritur kështu dobi dhe për ta parandaluar të keqen.

Mësime nga hadithi

Urdhërimi për mirë dhe ndalimi i së keqes është pjesë e xhihadit.

Këshillimi i sundimtarit është xhihadi më i madh, por duhet bërë me dituri, urtësi dhe verifikim.

Hatabi ka thënë: "Ky konsiderohet xhihadi më i mirë, sepse kushdo që lufton kundër armikut është në mëdyshje ndërmjet shpresës dhe frikës: nuk e di a do të fitojë apo do të mposhtet. Ndërkaq, në raport me atë që ka pushtet, ky është i nënshtruar në dorën e tij, kështu që, nëse e thotë të vërtetën dhe urdhëron për të mirë, ai do t'i ekspozohet dëmtimit dhe i afrohet shkatërrimit, kësisoj konsiderohet xhihadi më i mirë, për shkak të mbizotërimit të frikës. Është thënë: "Është konsideruar xhihadi më i mirë, se, nëse sundimtari do ta merrte fjalën e tij, atëherë dobia e përfitimi do të përfshinte një numër të madh njerëzish, e kësisoj interesi i përgjithshëm do të arrihej."

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (4/ 45) (2174).

Suneni i Ebu Davudit (6/ 400) (4344).

Suneni i Ibn Maxhes (5/ 144) (4011).

Musnedi i Ahmedit (17/ 227) (11143).

Më shumë (6)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 283).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (2/ 453).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 216).