Skip to content

“Nëse njeriu (musliman) shpenzon për familjen e tij, duke llogaritur në shpërblimin (e Allahut), atëherë kjo i shkruhet sadaka (lëmoshë).”

Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

“Nëse njeriu (musliman) shpenzon për familjen e tij, duke llogaritur në shpërblimin (e Allahut), atëherë kjo i shkruhet sadaka (lëmoshë).”

«إِذَا أَنْفَقَ الرَّجُلُ عَلَى أَهْلِهِ يَحْتَسِبُهَا فَهُوَ لَهُ صَدَقَةٌ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, nëse një njeri (musliman) shpenzon për familjen e tij, respektivisht për ata që është i detyruar të shpenzojë, si: gruaja, prindërit, fëmija dhe të tjerët, e me këtë synon të afrohet me Allahun e Lartësuar dhe e llogarit shpërblimin tek Ai për atë që shpenzon, atëherë ai do të ketë shpërblimin e sadakasë.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Duke shpenzuar për famijen, arrihet shpërblimi (tek Allahu).

Besimtari përmes veprave të tij synon Fytyrën e Allahut dhe shpërblimet që ndodhen tek Ai.

Qëllimet e mira duhet të kihen ndërmend në çdo vepër, e këtu përfshihen shpenzimet për familjen.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 20) (55).

Sahihu i Muslimit (2/ 695) (1002).

Më shumë (8)

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (5/ 334).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (3/ 157).

نزهة المتقين بشرح رياض الصالحين.

لمصطفى الخن وغيره (1/ 293).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

سليم الهلالي (1/ 375).