"Më trego për një punë që nëse e bëj, hyj në Xhenet!" Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Të adhurosh Allahun pa i bërë Atij asgjë ortak, të falësh namazin obligativ, të japësh zekatin e detyrueshëm dhe të agjërosh Ramazanin.'
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet
se një beduin erdhi te Profeti (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: "Më trego për një punë që nëse e bëj, hyj në Xhenet!" Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Të adhurosh Allahun pa i bërë Atij asgjë ortak, të falësh namazin obligativ, të japësh zekatin e detyrueshëm dhe të agjërosh Ramazanin.' Beduini tha: 'Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se nuk do të bëj më shumë se kaq! Kur u largua, Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Kush ka dëshirë të shohë një njeri prej banorëve të Xhenetit, le të shohë këtë!'
أَنَّ أَعْرَابِيًّا أَتَى النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: دُلَّنِي عَلَى عَمَلٍ إِذَا عَمِلْتُهُ دَخَلْتُ الجَنَّةَ، قَالَ: «تَعْبُدُ اللَّهَ لاَ تُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا، وَتُقِيمُ الصَّلاَةَ المَكْتُوبَةَ، وَتُؤَدِّي الزَّكَاةَ المَفْرُوضَةَ، وَتَصُومُ رَمَضَانَ» قَالَ: وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لاَ أَزِيدُ عَلَى هَذَا، فَلَمَّا وَلَّى قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «مَنْ سَرَّهُ أَنْ يَنْظُرَ إِلَى رَجُلٍ مِنْ أَهْلِ الجَنَّةِ، فَلْيَنْظُرْ إِلَى هَذَا».
Një beduin nga banorët e shkretëtirës erdhi te Profeti (paqja qoftë mbi të!) që Profeti t'i tregonte atij për një punë, e cila do ta fuste atë në Xhenet. Profeti (paqja qoftë mbi të!) iu përgjigj se hyrja në Xhenet dhe shpëtimi nga Zjarri kushtëzohen me përmbushjen e shtyllave të Islamit, si: adhurimi i Allahut të Vetmit dhe mosbërja e asgjëje ortak me të. Falja e pesë namazeve që Allahu ua ka bërë obligim robërve të Tij gjatë natës dhe ditës, dhënia e zekatit që Allahu e ka bërë obligim atyre që e meritojnë, dhe të tregosh kujdes që muajin e Ramazanit ta agjërosh në kohën e vet. Burri tha: "Betohem për Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im se nuk do të bëj asnjë adhurim më tepër se këto vepra obligative që i dëgjova prej teje dhe se nuk do të pakësoj asgjë prej tyre!" Kur u largua, Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: "Kush dëshiron të shohë një burrë nga banorët e Xhenetit, le të shohë këtë beduinin!"
...:
Njësimi i Allahut në adhurim është gjëja e parë me të cilën niset thirrja për tek Allahu.
Të mjaftuarit me mësimin e adhurimeve obligative ndaj atyre që janë fillestarë në Islam.
Thirrja për tek Allahu i Madhëruar duhet patjetër të jetë në mënyrë graduale.
Zelli i këtij burri për të mësuar fenë e vet.
Muslimani shpëton nëse mjaftohet me kryerjen e adhurimeve obligative, mirëpo kjo nuk nënkupton neglizhimin e adhurimeve vullnetare, sepse adhurimet vullnetare plotësojnë mangësitë që gjenden tek adhurimet e detyrueshme.
Përmendja vetëm e një pjese të adhurimeve dëshmon për rëndësinë e tyre dhe shërben si nxitje për kryerjen e tyre, por kjo assesi nuk nënkupton se nuk ka adhurime të tjera të detyrueshme veç tyre.
Sahihu i Buhariut (2/ 105) (1397).
Sahihu i Muslimit (1/ 44) (14).
Më shumë (10)
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (15/ 588).
بهجة الناظرين.
لسليم الهلالي (2/ 349).
نزهة المتقين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 861).
منار القاري.
لحمزة قاسم (3/ 5).
مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.
لعلي القاري (1/ 82).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمالصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمأَنَّ أَعْرَابِيًّا جَاءَ إِلَى رَسُولِ اللهِ ﷺ، فَقَالَ: يَا رَسُولِ اللهِ، دُلَّنِي عَلَى عَمَلٍ إِذَا عَمِلْتُهُ دَخَلْتُ الْجَنَّةَ، قَالَ: «تَعْبُدُ اللهَ لَا تُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا، وَتُقِيمُ الصَّلَاةَ الْمَكْتُوبَةَ، وَتُؤَدِّي الزَّ
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمأَنَّ أَعْرَابِيًّا جَاءَ إِلَى رَسُولِ اللهِ ﷺ، فَقَالَ: يَا رَسُولِ اللهِ، دُلَّنِي عَلَى عَمَلٍ إِذَا عَمِلْتُهُ دَخَلْتُ الْجَنَّةَ، قَالَ: «تَعْبُدُ اللهَ لَا تُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا، وَتُقِيمُ الصَّلَاةَ الْمَكْتُوبَةَ، وَتُؤَدِّي الزَّ
- مجموعة زاد السیرة النبوية (4)السيرة النبوية 4«تَعْبُدُ ﷲ لا تُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا، وَتُقِيمُ الصَّلاةَ المَكْتُوبَةَ، وَتُؤَدِّي الزَّكاةَ المَفْرُوضَةَ، وَتَصُومُ رَمَضانَ».