Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

85 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut dhe tha: “A është i pranishëm filani?” - Jo, - i thanë. Tha: “Po filani, është i pranishëm?” - Jo, - i thanë sërish. Atëherë tha: “Këto dy namaze janë më të vështirat për hipokritët. Sikur ta dinit se çfarë ka në këto dy namaze, do të vinit edhe zvarrë gjunjazi. Safi i parë është si safi i melekëve. Sikur ta dinit vlerën e tij, do të garonit për ta zënë. Namazi i burrit me një burrë tjetër është më i vlefshëm se namazi i vetëm; e namazi i tij me dy burra është më i vlefshëm se namazi me një burrë. Sa më shumë të jenë, aq më i dashur është (ai namaz) për Allahun e Lartësuar.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ahmedi.
"Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
se Profeti ﷺ, kur dilte nga nevojtorja, thoshte: "Gufraneke - Kërkoj faljen Tënde (o Allah)!"
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Asnjë musliman nuk i lutet Allahut me një lutje që nuk përfshin mëkat apo këputje të lidhjeve farefisnore, veçse Allahu do t’i japë një nga këto tre: ose do t’ia pranojë lutjen shpejt, ose do ta ruajë për të në botën tjetër, ose do t’i largojë prej tij një të keqe të barabartë me të." Të pranishmit thanë: "Atëherë do të lutemi më shumë!" Profeti ﷺ tha: “Allahu është edhe më shumë (i gatshëm për t’ju dhënë)."
Sahih Transmeton Ahmedi.
"Të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t'ju mëshirojë Ai që është mbi qiell."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar burrin që vesh veshjen e gruas dhe gruan që vesh veshjen e burrit."
Sahih Transmetojnë Nesaiu në Sunen el-Kubra, Ibn Maxheh me të njëjtin kuptim dhe Ahmedi.
"Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut të Madhërishëm."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.