Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

6 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (52)
"Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut! Ndonjëri prej nesh ndien në vetvete diçka, - që i shkon ndërmend, - e që të bëhet hi është më e dashur për të sesa të flasë rreth saj." Profeti ﷺ i tha: “Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! Lavdërimi i takon Allahut, që e ktheu dredhinë e tij (thjesht) në cytje (vesvese).”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”.
"Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura për Allahun sesa këto dhjetë ditë (të dhul hixhes).” Të pranishmit e pyetën: “As xhihadi në rrugën e Allahut, o i Dërguari i Allahut?!” Profeti ﷺ ua ktheu: "As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç një burri i cili del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën.”
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Ebu Daudi. Teksti është i Ebu Daudit.
"Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Vishni rroba të bardha, sepse ato janë ndër veshjet tuaja më të mira, dhe me to qefinosni të vdekurit tuaj.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
“Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!"
Hasen bi shevahidihi Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.