Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

5 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

Transmetuar në

“A e dini çfarë është përgojimi?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ tha: “Të përmendësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.” Dikush pyeti: "Çfarë mendon nëse vëllai im e ka atë që e them?" Profeti ﷺ tha: “Nëse e ka atë që e thua, pikërisht kjo është përgojim, e, nëse nuk e ka, atëherë i ke bërë shpifje atij.”
Sahih Transmeton Muslimi.
التصنيف الشرعيالأخلاق الذميمة، آداب الكلام والصمتموضوعات الحديثالغيبة، حفظ اللسان، البهتان
“Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi.Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut e mos u ndal (lodh), nëse të godet diçka, mos thuaj: “Sikur të kisha vepruar kështu, do të ishte kështu e ashtu”, por thuaj: “Caktim i Allahut dhe çfarë dëshiron Ai vepron”, sepse fjala “sikur” hap dyert për të vepruar shejtani.”
Sahih Transmeton Muslimi.
التصنيف الشرعيأعمال القلوب، الإيمان بالقضاء والقدر، الإيمانموضوعات الحديثحفظ اللسان، أقسام الإيمان، الإيمان بالقدر خيره وشره، التوكل، الرضا
“Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë sprova si copëzat e natës së errët, në atë kohë njeriu do të gdhihet besimtar, e do të ngryset jobesimtar, ose do të ngryset besimtar e do të gdhihet jobesimtar: e shet fenë për një interes të dynjasë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
التصنيف الشرعيفضائل الأعمال الصالحة، فضائل أعمال الجوارح، ذم حب الدنيا، أشراط الساعةموضوعات الحديثالدعوة والعلم، الزهد وقِصَر الأمل، أشراط الساعة، الكفر وأنواعه، أعمال القلوب المحمودة
"Sadakaja (lëmosha) nuk e pakëson pasurinë. Robit i cili fal, Allahu i shton krenari dhe Ai do të lartësojë këdo që bëhet modest për hir të Allahut."
Sahih Transmeton Muslimi.
التصنيف الشرعيالأخلاق الحميدة، صدقة التطوعموضوعات الحديثالتواضع، العفو عن الناس، صدقة التطوعمحاور التعريف بالإسلاممحاسن الأخلاق
"Dy lloje njerëzish që janë nga banorët e Zjarrit, nuk i kam parë (ende). Lloji i parë: njerëz që kanë kamxhikë si bishtat e lopëve, me të cilët i godasin njerëzit (padrejtësisht). Lloji i dytë: gra të veshura e të zhveshura; të lakuara e të anuara! Kokat e tyre i kanë si gungat e anuara të devesë. Këto lloj grash s’kanë për të hyrë në Xhenet dhe as që kanë për ta nuhatur aromën e tij, e cila nuhatet nga shumë larg.”
Sahih Transmeton Muslimi.
التصنيف الشرعياللباس والزينة، صفات الجنة والنار، حجاب المرأة المسلمة، دلائل النبوة، أشراط الساعةموضوعات الحديثالتبرج، الظلم، أشراط الساعة