Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

3 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Muadh ibn Xhebelin në Jemen, i tha: “Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të Librit. Kur të arrish tek ata, thirri të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Nëse të binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë namaze brenda ditës e natës. Nëse të binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim zekatin, që u merret të pasurve e u jepet të varfërve të tyre. E, nëse të binden, kujdes, mos ua merr pasurinë e çmuar! Ruaju lutjes së atij që i bëhet padrejtësi, sepse mes tij dhe Allahut nuk ka perde!”
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيفضل الدعوة إلى الله وأحكامها، وجوب الصلاة وفضلها وحكم تاركها، وجوب الزكاة وحكم تاركها، مصارف الزكاة، دعوة غير المسلمين، الإسلامموضوعات الحديثالدعوة إلى الله، الظلممحاور التعريف بالإسلامأركان الإسلام، الإسلام هو الدين الحق
"Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se nuk ka njeri nga ky umet, qoftë hebre, qoftë i krishterë, që dëgjon për mua, e pastaj vdes pa besuar shpalljen me të cilën jam dërguar, vetëm se do të jetë banor i Zjarrit."
Sahih Transmeton Muslimi.
التصنيف الشرعيالأديان السماوية، الإيمان بنبينا محمد صلى الله عليه وسلمموضوعات الحديثمعنى شهادة أن محمدًا رسول الله، الإيمان بالرسل عليهم السلام، حقوق النبي ﷺ، متابعة الرسول ﷺمحاور التعريف بالإسلاملا يقبل الله غير دين الإسلام، وجوب اتباعه، النجاة بالدخول في الإسلام، خطورة الإعراض عن الحق
"Hebrenjtë janë ata me të cilët Allahu është i zemëruar, ndërsa të krishterët janë të humbur."
Sahih Transmeton Tirmidhiu.
التصنيف الشرعيالأديان السماوية، تفسير الآيات، الإسلامموضوعات الحديثالقرآن وعلومهمحاور التعريف بالإسلامبطلان الأديان الأخرى غير الإسلام