Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

16 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Tijera (besimi në ogure të zeza) është shirk. Tijera është shirk. Tijera është shirk." - Këtë e tha tri herë. - "Secili prej nesh përjeton diçka nga kjo, por Allahu i Lartmadhëruar e largon atë me mbështetjen në Të."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
I Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut në Hudejbije pas një nate me shi. Pasi e kreu namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “E dini se çfarë tha Zoti juaj?” Të pranishmit thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." I Dërguari vazhdoi: “Ai tha: "Disa robër të Mi më besuan, e disa të tjerë më mohuan. Ata që thanë: "Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut", më besuan Mua dhe i mohuan yjet. Ndërkaq, ata që thanë: "Ra shi për shkak të këtij e atij ylli", më mohuan Mua, e u besuan yjeve."
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Atë duke i bërë shirk ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Thashë: "O i Dërguari i Allahut, Ibn Xhudani, në periudhën paraislame, i mbante lidhjet familjare dhe i ushqente nevojtarët, vallë, a do t'i bëjë dobi kjo?" Ai iu përgjigj: “Nuk do t'i bëjë dobi aspak. Ai, asnjëherë të vetme nuk ka thënë: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblimi) ka në to, do të vinin, qoftë dhe zvarrë. Më ka shkuar mendja të urdhëroj (myezinin) ta thërrasë ikametin për namaz, pastaj të lë dikë që t'ua falë njerëzve namazin e unë të shkoj me disa burra, që me vete të marrin turra drush e t'ua mësyjmë atyre që nuk vijnë për namaz e t'ua fus zjarrin shtëpive të tyre."
Sahih Muttefek alejhi