Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

10 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Kush i ka këto katër cilësi është hipokrit, e nëse ka vetëm ndonjërën prej tyre, atëherë ai ka një nga cilësitë e hipokritit, derisa ta lërë atë: “Kur flet gënjen; kur premton e thyen fjalën e dhënë; kur grindet tejkalon kufijtë dhe kur bën marrëveshje tradhton."
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
“Dy gjëra, nëse gjenden ndër njerëz, janë kufër (mosbesim): Fyerja e prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurin.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Hipokriti i shëmbëllen deles së hamendur mes dy kopeve: herë shkon te këto, herë tek ato.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Nuk ndodh që dikush ta etiketojë tjetrin si mëkatar e as ta etiketojë me kufër, e kjo të mos i kthehet vetë atij, nëse i etiketuari nuk është i tillë.”
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që i ka këto katër tipare është hipokrit i kulluar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërin prej tyre, ka një prej tipareve të hipokrizisë, derisa ta braktisë atë. Ato janë: kur flet, gënjen; kur bën marrëveshje, tradhton; kur premton, nuk e mban premtimin, si dhe kur polemizon, bëhet i pasjellshëm."
Sahih Muttefek alejhi
I Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut në Hudejbije pas një nate me shi. Pasi e kreu namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “E dini se çfarë tha Zoti juaj?” Të pranishmit thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." I Dërguari vazhdoi: “Ai tha: "Disa robër të Mi më besuan, e disa të tjerë më mohuan. Ata që thanë: "Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut", më besuan Mua dhe i mohuan yjet. Ndërkaq, ata që thanë: "Ra shi për shkak të këtij e atij ylli", më mohuan Mua, e u besuan yjeve."
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Atë duke i bërë shirk ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”
Sahih Transmeton Muslimi.