Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

3 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Tijera (besimi në ogure të zeza) është shirk. Tijera është shirk. Tijera është shirk." - Këtë e tha tri herë. - "Secili prej nesh përjeton diçka nga kjo, por Allahu i Lartmadhëruar e largon atë me mbështetjen në Të."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
se i Dërguari i Allahut ﷺ ishte më i vërteti, vërtetësia e të cilit është dëshmuar, dhe thoshte: “Çdo njeriu i tubohet krijimi në mitrën e nënës së tij për dyzet ditë e dyzet net, pastaj, për po aq ditë shndërrohet në droçkë gjaku, më pas, për po aq ditë, shndërrohet në copë mishi (sikurse mishi i përtypur). Pastaj, atij i dërgohet një melek i urdhëruar me katër gjëra: të shkruajë furnizimin e tij, jetëgjatësinë, veprën, si dhe nëse do të jetë fatzi ose i lumtur (në botën tjetër). Më pas, i fryhet shpirti. Prej jush ka të atillë që, bën vepra të xhenetlinjve, madje aq sa vetëm një kut e ndan prej Xhenetit, por, ja që vjen në shprehje ajo që i është shkruar, kështu që punon vepra të banorëve të Zjarrit, rrjedhimisht hyn në të, dhe anasjelltas, ka të atillë që bën vepra të xhehenemlinjve, saqë mes tij dhe Zjarrit s’ka më shumë se një kut, por, ja që vjen në shprehje caktimi që i është ndarë, ndaj bën punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të."
Sahih Muttefek alejhi
se një person pyeti: "O i Dërguari i Allahut, a do të merremi në përgjegjësi për atë që e kemi vepruar në periudhën paraislame?" Profeti ﷺ tha: “Ai që bën mirë në Islam, nuk do të llogaritet për veprat e periudhës paraislame, ndërsa ai që bën keq në Islam, do të llogaritet edhe për të parat, edhe për të fundit.”
Sahih Muttefek alejhi