Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

20 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Këmbët e njeriut nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij si e kaloi, për dijen e tij sa e zbatoi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij si e konsumoi".
Sahih Transmeton Tirmidhiu.
“Njerëzit do të tubohen në Ditën e Kiametit të zbathur, të zhveshur e të pa bërë synet.” Thashë: “O i Dërguari i Allahut, gratë dhe burrat të gjithë së bashku, a do ta shikojnë njëri-tjetrin?” Profeti ﷺ tha: “O Aishe, gjendja do të jetë shumë më e rëndë sesa ta shikojnë njëri-tjetrin.”
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që, pasi ta dëgjojë ezanin, thotë: “Allahumme rabbe hadhihi davetit-tammeti ves-salatil kaimeti, ati Muhammedenil vesilete vel fadilete, veb athhu mekamen mahmudenil-ledhi veadtehu. (O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe këtij namazi që po falet, jepja Muhamedit ndërmjetësimin dhe mirësinë. Ngrije në pozitën e lartë, - Mekami Mahmud, - të cilën ia ke premtuar), e meriton ndërmjetësimin tim Ditën e Kiametit.”
Sahih Transmeton Buhariu.
“A e dini se kush është i falimentuari?” Të pranishmit iu përgjigjën: "I falimentuari te ne është ai që nuk ka as dërhemë e as mall." Atëherë Profeti ﷺ tha: “I falimentuari nga umeti im është ai që vjen në Ditën e Kiametit me namaz, me agjërim dhe me zekat, mirëpo e ka ofenduar filanin, ka shpifur për filanin, e ka ngrënë pasurinë e filanit, ka derdhur gjakun e filanit dhe ka rrahur filanin. Rrjedhimisht, filanit do t'i jepen nga të mirat e këtij, atij tjetrit do t'i jepen nga të mirat e këtij, e, kur t'i harxhohen të mirat para se t'i lajë padrejtësitë ndaj tyre, atëherë do të merren mëkatet e tyre dhe do t'i hidhen këtij dhe më pas do të hidhet në Zjarr.”
Sahih Transmeton Muslimi.