Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

20 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Unë do të jem te Hauzi dhe do t'i shoh ata prej jush që do të vijnë tek unë. Disa njerëz do të pengohen të vijnë tek unë, andaj unë do të them: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!" Atëherë më thuhet: "A e di çfarë kanë vepruar pas teje? Për Allahun, ata janë kthyer në besimin e mëhershëm (janë bërë renegatë).”
Sahih Muttefek alejhi
“O Bilal, më trego cila është ajo vepër që ke punuar në Islam e me të cilën më së shumti shpreson (se do të shpërblehesh për të), sepse i kam dëgjuar trokëllimat e nallaneve të tua para meje në Xhenet.” Ai tha: “Nuk kam ndonjë vepër që më bën të shpresoj më shumë përveçse çdoherë kur kam marrë abdes, qoftë ditën, qoftë natën, jam falur aq sa më është bërë rrisk.”
Sahih Muttefek alejhi
“Në Xhenet ka njëqind shkallë; distanca mes çdo dy shkallëve është si distanca mes qiellit dhe Tokës. Më e larta prej tyre në gradë është Firdeusi, prej të cilit burojnë katër lumenjtë e Xhenetit, dhe mbi të është Arshi (Froni Hyjnor). Prandaj, kur t’i kërkoni Allahut, kërkoni prej Tij Firdeusin!”
Sahih Transmeton Tirmidhiu.
"Gjëra e parë që do të gjykohet mes njerëzve në Ditën e Kiametit janë gjaqet."
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu nuk i pakëson besimtarit asnjë vepër të mirë: për to i jep të mira në këtë botë dhe e shpërblen në botën tjetër, kurse jobesimtarit për të mirat që i ka bërë për hir të Allahut, i jepen të mira në këtë botë, e, kur kalon në botën tjetër, nuk do të ketë asnjë të mirë që të shpërblehet për të.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, atë Ditë kur s'do të ketë hije tjetër pos kësaj hijeje."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Myezinët do t'i kenë qafat më të gjata në mesin e njerëzve në Ditën e Kiametit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë, ndërsa të tjerët pas tyre sikurse ylli më i shndritshëm në qiell. Aty as urinojnë, as kryejnë nevoja fiziologjike, as pështyjnë e as u rrjedhin hundët. Krehërit i kanë të artë, djersët e tyre janë prej myshku, ndërsa materiali i parfumit të tyre është bima e Aloes. Gratë e tyre janë hyritë sybukura. Të gjithë do të kenë formën e njëjtë, formën e babait të tyre, Ademit, të gjatë gjashtëdhjetë kute.”
Sahih Muttefek alejhi