Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

4 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo” - dhe përtheu gishtin e madh me treguesin (duke formuar një unazë). I thashë: "O i Dërguari i Allahut, vallë, ndodh të shkatërrohemi, ndërkohë në mesin tonë ka njerëz të mirë?" - “Po, nëse përhapet paturpësia”, - u përgjigj ai.
Sahih Muttefek alejhi
“A doni t'ju tregoj për Dexhalin diçka që asnjë pejgamber nuk ia ka treguar popullit të vet? Ai është i verbër në njërin sy dhe ka me vete diçka që i ngjason Xhenetit dhe Zjarrit. Ajo, për të cilën thotë se është Xheneti, në realitet është Zjarri. Po ju paralajmëroj për të (Dexhalin) ashtu siç pati bërë Nuhu me popullin e vet.”
Sahih Muttefek alejhi
"Kjo çështje (fe) do të mbërrijë aty ku ka mbërritur nata dhe dita. Allahu nuk do të lërë shtëpi e tendë pa e futur këtë fe; me krenarinë e krenarit ose me nënçmimin e të nënçmuarit. Krenari me të cilën Allahu e bën krenar Islamin dhe nënçmim me të cilin Allahu e nënçmon kufrin (mosbesimin)." Temim Dariu thoshte: "Këtë e vura re te familjarët e mi. Ata që u bënë muslimanë u begatuan me mirësi, nder dhe krenari, ndërsa ata që mbetën jobesimtarë, u nënçmuan, poshtëruan dhe paguan xhizjen (taksën vjetore)."
Sahih Transmeton Ahmedi.