Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

28 nga 841 kartela

Hiq filtrat
se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Allahu ka thënë: "Biri i Ademit më përgënjeshtroi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë! Ai më ofendoi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë! Ai më përgënjeshtroi kur tha: "Ai Nuk do të më rikthejë në gjendjen fillestare!" Ndërkohë që krijimi i parë nuk është më i lehtë për Mua se rikrijimi i tij. Dhe më ofendoi kur tha: "Allahu ka bërë një fëmijë" Ndërkohë që Unë jam i Vetmi dhe i Panevoji, as kam lindur e as jam i lindur dhe askush nuk është i njëjtë me Mua!"
Sahih Transmeton Buhariu.
“Nëse një rob ia mbulon gabimet një robi tjetër në këtë botë, Allahu do t'ia mbulojë gabimet atij në Ditën e Kiametit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Unë, për robin Tim, jam ashtu siç ai mendon për Mua. Jam me të kur ai më përmend: nëse më përmend në vete, edhe Unë e përmend në Vete, e, nëse më përmend në grup (para të tjerëve), Unë e përmend në një grup më të mirë se ata. Nëse ai më afrohet sa një pëllëmbë, Unë i afrohem sa një kut, e nëse më afrohet sa një kut, Unë i afrohem sa një pash. Nëse ai më vjen duke ecur, Unë i shkoj duke nxituar.”
Sahih Muttefek alejhi
"Zoti ynë i Lartësuar zbret (ashtu siç i takon madhërisë së Tij) çdo natë, pasi të mbetet e treta e fundit e natës, në qiellin e kësaj bote, dhe thotë: "A ka kush më lutet Mua, që t'i përgjigjem? A ka kush kërkon nga Unë, që t'i jap? A ka kush kërkon falje prej Meje, që ta fal?"
Sahih Muttefek alejhi