Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

28 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Afrojuni përsosmërisë dhe jini mesatarë! Dijeni se asnjëri prej jush nuk do të shpëtojë (nga Zjarri) me veprat e tij. - O i Dërguari i Allahut, as ti?! - e pyetën të pranishmit. - “As unë, përveç nëse Allahu më përfshin me mëshirën dhe mirësinë e Tij, - tha Profeti ﷺ."
Sahih Muttefek alejhi
"Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Allahu do t'i flasë secilit drejtpërdrejt, pa përkthyes mes Allahut dhe robit. Kur robi shikon djathtas, nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon majtas dhe, sërish, nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon para vetes, por nuk sheh asgjë përveç Zjarrit përpara fytyrës. Prandaj, ruajuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme.”
Sahih Muttefek alejhi
"Të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t'ju mëshirojë Ai që është mbi qiell."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"I Dërguari i Allahut ﷺ i tha Eshexhit, Eshexh Abdul Kajsit: “Vërtet tek ti gjenden dy cilësi, të cilat i do Allahu: butësia dhe maturia.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Unë i kam shpallur luftë atij që armiqëson një mik Timin. Gjërat më të dashura tek Unë, e me të cilat më afrohet robi janë ato që ia kam obliguar. Ai vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare derisa ta dua, e, kur ta dua, i bëhem dëgjimi me të cilin dëgjon, shikimi me të cilin sheh, dora me të cilën prek dhe këmba me të cilën ecën. Nëse më kërkon diçka, ia jap dhe, nëse më kërkon mbrojtje, e mbroj."
Sahih Transmeton Buhariu.
“Allahu i Madhërishëm nuk fle e as i ka hije të flejë. Ai e ul peshoren dhe e ngre atë. Punët e bëra natën ngrihen tek Ai para punëve të ditës, dhe punët e ditës para punëve të natës. Perdja e Tij është drita, - kurse në një transmetim: zjarri, - nëse do ta largonte atë, shkëlqimi i Fytyrës së Tij do të digjte çdo krijesë që arrin shikimi i Tij.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Vërtet Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe ato të këqija, pastaj i ka sqaruar. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndonjë vepër të mirë, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Mirëpo, nëse dëshiron ta bëjë atë dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime, madje ia shton deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Ndërkaq, nëse dëshiron të kryejë ndonjë vepër të keqe, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Por, nëse dëshiron ta kryejë atë dhe e kryen, atëherë Allahu ia shkruan vetëm një të keqe.”
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre me këtë tekst.