Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

22 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Allahu bëhet xheloz (siç përkon me madhështinë e Tij), e edhe besimtari bëhet xheloz. Xhelozia e Allahut është kur besimtari i shkel gjërat që Allahu ia ka ndaluar.”
Sahih Muttefek alejhi
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se një njeri pyeti: - O i Dërguari i Allahut, si ndodh që jobesimtari të ringjallet (duke ecur) me fytyrën e tij? - “A nuk ka mundësi që, Ai që e ka bërë të ecë me dy këmbë në këtë botë, ta bëjë të ecë me fytyrë në Ditën e Kiametit?!” - tha Profeti ﷺ. Katadja shtoi: "Ashtu është, pasha krenarinë e Zotit tonë!"
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu nuk i pakëson besimtarit asnjë vepër të mirë: për to i jep të mira në këtë botë dhe e shpërblen në botën tjetër, kurse jobesimtarit për të mirat që i ka bërë për hir të Allahut, i jepen të mira në këtë botë, e, kur kalon në botën tjetër, nuk do të ketë asnjë të mirë që të shpërblehet për të.”
Sahih Transmeton Muslimi.
Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.
Sahih Transmeton Muslimi.
“Allahu i Lartmadhëruar u thotë banorëve të Xhenetit: "O banorët e Xhenetit!" - Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë! - i thonë ata. - A jeni të kënaqur? - i pyet Allahu. - E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua? - thonë ata. - Unë do t'ju shpërblej edhe më mirë se kaq. - O Zot, çfarë paska më mirë se kaq? - Do ta lëshoj mbi ju kënaqësinë Time dhe kurrë s'do të hidhërohem me ju, - u thotë Allahu.”
Sahih Muttefek alejhi
“Afrojuni përsosmërisë dhe jini mesatarë! Dijeni se asnjëri prej jush nuk do të shpëtojë (nga Zjarri) me veprat e tij. - O i Dërguari i Allahut, as ti?! - e pyetën të pranishmit. - “As unë, përveç nëse Allahu më përfshin me mëshirën dhe mirësinë e Tij, - tha Profeti ﷺ."
Sahih Muttefek alejhi
"Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Allahu do t'i flasë secilit drejtpërdrejt, pa përkthyes mes Allahut dhe robit. Kur robi shikon djathtas, nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon majtas dhe, sërish, nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon para vetes, por nuk sheh asgjë përveç Zjarrit përpara fytyrës. Prandaj, ruajuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme.”
Sahih Muttefek alejhi