Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

22 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Disa persona e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth falltarëve, e në atë rast ai tha: “E tëra është kotësi.” Ata thanë: "O i Dërguari i Allahut, nganjëherë ata na tregojnë diçka e cila, pas një kohe, realizohet!" I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj: “Kjo që ndodh është një fjalë e vërtetë, të cilën ndonjë xhin e grabit dhe e përcjell në veshin e mikut të tij, i cili pastaj e përzien atë me njëqind gënjeshtra.”
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu i dëshiron tri gjëra nga ju dhe i urren tri tjera.Dëshiron që ju ta adhuroni e të mos i bëni shok Atij, të kapeni të gjithë për Librin e Allahut dhe të mos përçaheni, kurse urren te ju thashethemet, të pyeturit e shumtë dhe shpërdorimin e pasurisë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Mos u ulni mbi varre e mos u falni në drejtim të tyre!"
Sahih Transmeton Muslimi.
"Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e kapluan dhimbjet e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një këmishë. E, kur i pushonin dhimbjet, e zbulonte. Duke qenë në këtë gjendje, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i shndërruan në faltore!” Pra, tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.
Sahih Muttefek alejhi
"Isha ulur mbrapa Profetit ﷺ në një gomar të quajtur Ufejr. Profeti ﷺ më tha: “O Muadh! Vallë, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve dhe e drejta e njerëzve tek Allahu?" - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij asgjë”, - tha Profeti ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! A t'i përgëzoj njerëzit? - i thashë. - “Jo. Mos i përgëzo, se pastaj i mbështeten kësaj (dhe i lënë veprat)”, - tha Profeti ﷺ."
Sahih Muttefek alejhi
"Për atë që thotë: "La ilahe il-lallah" dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara, e llogaria e tij është tek Allahu."
Sahih Transmeton Muslimi.
se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “A të të dërgoj për atë me të cilën më ka dërguar i Dërguari i Allahut ﷺ: të mos lësh statujë pa prishur e as varr të ngritur pa e rrafshuar!"
Sahih Transmeton Muslimi.
“Mos u betoni në idhuj e as në baballarët tuaj!”
Sahih Transmeton Muslimi.