Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

22 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, cila është veçoria që e fut njeriun në Xhenet dhe cila është që e fut në Zjarr?" Ai iu përgjigj: “Ai që vdes pa i bërë shirk Allahut asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që vdes duke i bërë shirk Allahut ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e teprojnë në shtrëngim (të dispozitave të fesë).” Këtë e tha tri herë.
Sahih Transmeton Muslimi.
'Ishim nëntë apo tetë, apo shtatë veta te Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) dhe ai tha: 'A nuk do t'ia jepni besën Profetit të Allahut?' Duke qenë se nuk kishim shumë kohë që ia kishim dhënë besën, i thamë: 'Ne ta kemi dhënë besën ty o Profet i Allahut!' Ai e përsëriti: 'A nuk do t'ia jepni besën Profetit të Allahut?' Ne i thamë: 'Ne ta kemi dhënë besën ty o Profet i Allahut!' Ai e përsëriti sërish: 'A nuk do t'ia jepni besën Profetit të Allahut?' Atëherë ne shtrimë duart tona dhe i thamë: 'Ne ta kemi dhënë besën ty o Profet i Allahut, për çfarë ta japim besën?' Ai tha: 'Të adhuroni Allahun dhe të mos i bëni Atij ortak, të falni pesë namazet dhe të jeni të dëgjueshëm'. Pastaj ai tha me zë të ulët: 'Dhe të mos kërkoni asgjë nga njerëzit!" I kam parë disa nga ata që i dhanë besën që kur i binte kamxhiku nga dora, nuk i kërkonin askujt që t'ia jepte."'
Sahih Transmeton Muslimi.
“Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi që ka qen ose piktura (frymorësh).”
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët. Varret e të dërguarve të tyre i kanë bërë faltore!” Ajo tha: “Po të mos ishte kjo fjalë, do të ekspozohej varri i tij. Ai frikësohej se varrin do t'ia shndërronin në faltore.”
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu i Larmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Në Ditën e Kiametit, Allahu i Lartësuar do t'i thotë të dënuarit me dënimin më të lehtë në Zjarr: "Sikur të posedoje gjithçka në Tokë, a do ta flijoje për të shpëtuar nga kjo?" - Po, - përgjigjet ai. Allahu ia kthen: "Teksa ishe në palcën e Ademit, të kërkova diçka edhe më të lehtë se kjo: të mos më bëje ortak (shirk). Por, ti nuk doje ndryshe, përveçse të më bëje ortak.”
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti ﷺ ka thënë një fjalë, ndërsa unë kam thënë një tjetër. Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr.” Ndërkaq, unë kam thënë: "Ai që vdes pa i bërë shok Allahut, do të hyjë në Xhenet."
Sahih Muttefek alejhi