Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

7 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Drejtoni rreshtat, sepse drejtimi i rreshtave është pjesë e plotësimit të namazit!"
Sahih Muttefek alejhi
“Po rrinim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në xhami, kur erdhi një beduin dhe u ndal të urinojë në xhami. Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ iu drejtuan: “Ndal, ndal!” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Mos ia ndërpritni! Lëreni!”, andaj e lanë derisa e kreu urinimin. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ e thirri dhe i tha: “Këto xhami nuk janë bërë për këto gjëra, urinim e ndyrësi, porse ato janë bërë për ta përmendur Allahun e Madhërishëm, për namaz dhe lexim të Kuranit”, ose sido që të ketë thënë i Dërguari i Allahut ﷺ. Pastaj urdhëroi njërin nga të pranishmit, i cili solli një kovë me ujë dhe ia hodhi vendit ku urinoi beduini.”
Sahih Muttefek alejhi
Othman ibën Afani deshi ta rindërtojë xhaminë, por njerëzve nuk u pëlqeu kjo gjë, kështu që parapëlqyen ta linte ashtu siç ishte, e ai u tha: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Atij që ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i falë dy rekate para se të ulet.”
Sahih Muttefek alejhi
se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”
Sahih Muttefek alejhi
“Një namaz në këtë xhaminë time është më i vlefshëm sesa një mijë namaze në xhamitë e tjera, përveç në Xhaminë e Shenjtë (Qabe).”
Sahih Muttefek alejhi
“Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Arshit të Tij në Ditën e Kiametit, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Arshit të Tij: 1. Prijësin e drejtë. 2. Të riun, i cili rritet duke e adhuruar Allahun. 3. Atë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë. 4. Dy persona që duhen mes vetes për hir të Allahut. Bashkohen dhe ndahen vetëm për Të. 5. Personin, që një grua e bukur dhe me famë e fton për zina, porse ai ia kthen: “Unë i frikohem Allahut". 6. Personin që, kur jep lëmoshë, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta.” 7. Personin, i cili, kur e përmend Allahun vetëm, i lotojnë sytë."
Sahih Muttefek alejhi