Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

53 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur njeriu të kalojë pranë varrit të tjetrit dhe të thotë: "Ah, sikur të isha në vend të tij!”
Sahih Muttefek alejhi
“Besimtari i afrohet Zotit të vet të Lartmadhëruar, i Cili do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta bëjë t'i pranojë mëkatet e tij: “Të kujtohet (filan mëkati)?” (Ai thotë): “Po, o Zoti im, më kujtohet!” Allahu i drejtohet: “Ta kam mbuluar në dynja, ndërsa sot po ta fal.” Pastaj i jepet fletushka e veprave të tij të mira. Ndërkaq, jobesimtarët dhe hipokritët thirren në mesin e krijesave duke u thënë: “Këta gënjenin ndaj Allahut.”
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu nuk i pakëson besimtarit asnjë vepër të mirë: për to i jep të mira në këtë botë dhe e shpërblen në botën tjetër, kurse jobesimtarit për të mirat që i ka bërë për hir të Allahut, i jepen të mira në këtë botë, e, kur kalon në botën tjetër, nuk do të ketë asnjë të mirë që të shpërblehet për të.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, atë Ditë kur s'do të ketë hije tjetër pos kësaj hijeje."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Myezinët do t'i kenë qafat më të gjata në mesin e njerëzve në Ditën e Kiametit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut: çfarë gjejmë në të hallall, e konsiderojmë hallall, e çfarë gjejmë në të haram, e konsiderojmë haram. Atë që e bën haram i Dërguari i Allahut ﷺ është sikurse ta bënte haram Allahu."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
“Zjarri juaj është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit.” Dikush i tha: "O i Dërguari i Allahut, edhe po të ishte sa zjarri i dynjasë, do të ishte i mjaftueshëm." Ai tha: “Ai (zjarri i Xhehenemit) është për gjashtëdhjetë e nëntë hise më i nxehtë. Secila hise ka nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote.”
Sahih Muttefek alejhi