Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

50 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Unë do të jem te Hauzi dhe do t'i shoh ata prej jush që do të vijnë tek unë. Disa njerëz do të pengohen të vijnë tek unë, andaj unë do të them: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!" Atëherë më thuhet: "A e di çfarë kanë vepruar pas teje? Për Allahun, ata janë kthyer në besimin e mëhershëm (janë bërë renegatë).”
Sahih Muttefek alejhi
“O Bilal, më trego cila është ajo vepër që ke punuar në Islam e me të cilën më së shumti shpreson (se do të shpërblehesh për të), sepse i kam dëgjuar trokëllimat e nallaneve të tua para meje në Xhenet.” Ai tha: “Nuk kam ndonjë vepër që më bën të shpresoj më shumë përveçse çdoherë kur kam marrë abdes, qoftë ditën, qoftë natën, jam falur aq sa më është bërë rrisk.”
Sahih Muttefek alejhi
“Në Xhenet ka njëqind shkallë; distanca mes çdo dy shkallëve është si distanca mes qiellit dhe Tokës. Më e larta prej tyre në gradë është Firdeusi, prej të cilit burojnë katër lumenjtë e Xhenetit, dhe mbi të është Arshi (Froni Hyjnor). Prandaj, kur t’i kërkoni Allahut, kërkoni prej Tij Firdeusin!”
Sahih Transmeton Tirmidhiu.
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se një njeri pyeti: - O i Dërguari i Allahut, si ndodh që jobesimtari të ringjallet (duke ecur) me fytyrën e tij? - “A nuk ka mundësi që, Ai që e ka bërë të ecë me dy këmbë në këtë botë, ta bëjë të ecë me fytyrë në Ditën e Kiametit?!” - tha Profeti ﷺ. Katadja shtoi: "Ashtu është, pasha krenarinë e Zotit tonë!"
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, e ndau në dysh dhe e nguli në secilin varr nga një pjesë. I thanë: "O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?" Tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për sa kohë që degët nuk thahen.”
Sahih Muttefek alejhi
"Thashë: "O i Dërguari i Allahut, si janë enët e Hauzit tënd?" Profeti ﷺ tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se enët e tij janë më shumë se të gjitha yjet dhe planetët e qiellit që shihen në një natë të errët pa re. Sa u përket enëve të Xhenetit, ai që pi prej tyre s'do të ndiejë më kurrë etje pas kësaj, e aty (në Hauz) derdhen dy gryka nga Xheneti. Ai që pi prej tij, nuk ndien më etje. Gjerësia e tij dhe gjatësia janë sa distanca mes qytetit të Amanit dhe Ejles. Uji i tij është më i bardhë se qumështi e më i ëmbël se mjalti.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Gjëra e parë që do të gjykohet mes njerëzve në Ditën e Kiametit janë gjaqet."
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
Sahih Transmeton Muslimi.