Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

13 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Para Kiametit do të paraqiten një grup njerëzish axhami e mendjelehtë, flasin fjalët më të mira ndër njerëz, por dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku. Imani i tyre nuk arrin të kalojë përtej fytit të tyre. Kudo që t'i takoni (gjatë luftimit), vritini, sepse Ditën e Kiametit vrasësi shpërblehet për vrasjen e tyre.”
Sahih Muttefek alejhi
“Mos më pyesni për gjëra që ende nuk jua kam thënë. Ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve (të panevojshme) dhe kundërshtimit të pejgamberëve të tyre. Andaj, nëse jua ndaloj një gjë, largohuni prej saj, e, nëse ju urdhëroj të bëni diçka, bëjeni sa të keni mundësi.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur i Dërguari i Allahut ﷺ i urdhëronte (muslimanët) me një punë, i urdhëronte me aq sa kishin mundësi. Kështu, njëherë i thanë: “Ne nuk jemi sikurse ti, o i Dërguari i Allahut! Allahu ty t'i ka falur mëkatet e së kaluarës dhe të së ardhmes. Pejgamberi ﷺ u zemërua aq shumë, saqë zemërimi i vërehej në fytyrë, pastaj u tha: “Unë i druhem Allahut më së shumti dhe e njoh Allahun më mirë se të gjithë ju.”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”
Sahih Muttefek alejhi
“Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë.” Të pranishmit pyetën: "O i Dërguar i Allahut, e kush refuzon?" Profeti ﷺ tha: "Kush më bindet mua, do të hyjë në Xhenet, e, kush më kundërshton, ka refuzuar."
Sahih Transmeton Buhariu.
"Të Dërguarit të Allahut ﷺ i zbriti shpallja duke qenë në moshën dyzetvjeçare. Në Mekë qëndroi trembëdhjetë vjet, pastaj u urdhërua të bëjë hixhret për në Medinë, ku qëndroi dhjetë vjet dhe vdiq."
Sahih Muttefek alejhi
“Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt (prej pejgamberëve) para meje: jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi) në distancë sa një muaj rrugëtim, toka më është bërë vendfalje dhe mjet pastrimi, andaj këdo prej umetit tim që namazi e zë, le të falet aty (duke marrë tejemum me dhé të pastër). Më është lejuar plaçka e luftës, gjë që nuk i është lejuar askujt para meje. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësim (shefat). Të dërguarit para meje janë dërguar te një popull i caktuar, kurse unë jam dërguar te të gjithë njerëzit."
Sahih Muttefek alejhi
“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.