Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

4 nga 841 kartela

Hiq filtrat
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Allahu i Lartësuar thotë: “O bir i Ademit, sa herë që më lutesh e shpreson tek Unë, do të t'i fal ato që ke bërë dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë kupën e qiellit, dhe pastaj më kërkon falje, Unë do të të fal dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse ti më vjen me gabime sa Toka, por më takon duke mos më shoqëruar asgjë në adhurim, Unë do të të vij me po aq falje.”
Hasen Transmeton Tirmidhiu.
Kur Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ishte rrugës për në Hunejn, kaloi pranë një peme të idhujtarëve, të cilën e quanin "Dhatu en'uat". Në këtë pemë idhujtarët varnin armët e tyre. Disa nga të pranishmit i thanë Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!): "Na cakto dhe neve një Dhatu en'uat siç e kanë ata. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tha: "I patëmeta është Allahu! Kjo që sapo thatë është si ajo që tha populli i Musait: "Cakto një zot për ne siç kanë ata zota!" (A'raf: 138) "Betohem për Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ju do të ndiqni zakonet e atyre që kanë jetuar para jush!".
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t'ju mëshirojë Ai që është mbi qiell."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“O djalosh, po t'i mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Gjithashtu, dije se, edhe nëse të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të munden të të bëjnë mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjelltas; nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtojnë, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.”
Sahih Hadithin e shënojnë Tirmidhiu dhe të tjerë.